Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim me shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Gjatë këtij takimi të parë mes tyre, zëvendëskryeministri Bislimi e uroi McGurk për marrjen e detyrës së re dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në bisedë u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, përfshirë progresin e arritur gjatë mandatit të qeverisë, me theks të veçantë në rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës dhe rritjen e prodhimtarisë vendore.
Palët diskutuan gjithashtu raportet periodike të OSBE-së për Kosovën dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët. Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi rolin që OSBE ka luajtur në procesin e shtetndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim sa më efektiv në të ardhmen./Katror.info