Siç është raportuar më parë, një zyrtar i lartë ukrainas u shpreh sot se janë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje për mineralet me SHBA-në.
Në Kyiv parashikohet se rreth 5% e “materialeve të papërpunuara kritike” të botës ndodhen në Ukrainë. Kjo përfshin miliona tonë grafit, i cili përdoret për prodhimin e baterive për automjete elektrike, shkruan BBC, përcjell Katror.info.
Po ashtu, Ukraina ka një të tretën e depozitave të litiumit në Evropë, komponenti kyç në bateritë aktuale.
Përpara pushtimit rus, Ukraina kishte një pjesë prej 7% të prodhimit global të titanit, një metal i lehtë që përdoret për ndërtimin e aeroplanëve dhe stacioneve energjitike.
Për më tepër, Ukraina ka depozita të rëndësishme të metaleve të rralla, që janë një grup prej 17 elementesh, të cilat përdoren për prodhimin e armëve, turbinave eolike, elektronikës dhe produkteve të tjera të rëndësishme në botën moderne.
Megjithatë, disa nga këto depozita minerale janë pushtuar nga Rusia.
Sipas Yulia Svyrydenko, ministre e ekonomisë në Ukrainë, burimet me vlerë 350 miliardë dollarë (277 miliardë paund) ndodhen ende në territoret e pushtuara./Katror.info