katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    4 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    7 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    7 hours ago
    INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
    7 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    4 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    7 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    23 hours ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    8 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    1 day ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    1 day ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    5 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    5 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    7 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    1 day ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çka na sugjeron Suzanne Podcast për këtë javë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Çka na sugjeron Suzanne Podcast për këtë javë?

Last updated: 20/01/2025 1:46 PM
127 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast

Janari merr hov me ekspozita të mëdha e të vogla, koncerte shqiptare e amerikane, poezi dhe muzikë, si dhe veshje të bukura nga dizajnere kosovare. Ja rekomandimet e javës së 3-të të 2025 nga Suzanne Podcats.

Koxha evente pat për këtë javë, shumë ma shumë se që na premton hapësina, kështu që e bonëm një përzgjedhje me gjithçka ka pak: prej ekspozitës së madhe dhe tradicionale ‘Gjon Mili’ në Galerinë Kombëtare (edicioni i 17!), hapje e Museum të Fëmijëve të Luftës nga YIHR, pastaj ekspozita e artit kontemporan kurume nga Tevž Logar në Galerinë 17. Keni edhe koncerte të muzikës bluegrass the folk nga bendi amerikan ‘Never Come Down’ në qendrën Defy Them, dhe jazz maqedon nga ‘Taxi Consilium’ në Kino Lumbardhi. Kemi edhe premierë në Qendrën Barabar, një shfaqja teatrale ‘Maids’ e Jean Genet me regjisore Ages Nokshiqi si dhe Festivalin e tretë të poezisë në Prishtinë.

Krejt në fund ju rekomandojmë edhe do punë individuale: kreacionet e modës nga studio ‘Vlerë’ dhe singlin e ri nga Luan Durmishi, me kombinim të elektronikës dhe muzikës tonë nga Kosova. Kënaquni, por mos u ndalni tu hulumtu edhe ngjarje tjera!

Mundesh me e lexu edhe…

Me pa: Ekspozita Ndërkombëtare ‘Gjon Mili’, Galeria Kombëtare, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Galeria Kombëtare e Kosovës po fillon me ekspozitën e parë madhore të 2025, edicionin e 17 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë dhe Imazhit Lëvizës Gjon Mili. Ekspozita osht e kurume prej Valentine Umansky, nga Tate Modern, Londër. Ekspozita titullohet “…Ajo që ia thotë kangës…” dhe përfshin veprat e 23 artistëve, pjesa ma e madhe e tyne nga Ballkani, të përzgjedhun përmes një thirrjeje të hapun. Sipas kuratores, “koncepti i ekspozitës osht i frymëzum nga tepsia, praktikë muzikore tradicionale me rranjë në Kosovë, e performume kryesisht nga gratë. Kjo formë unike kombinon meloditë vokale me rrotullimin ritmik të tepsisë. Këtu, tepsia bahet metaforë e gjesteve të trashëgume – që janë përcjellë prej nanës te e bija – që lidhin gjeneratat me brezat e kalum.” Ekspozita fillon me 23 janar the vazhdon deri me 30 mars.

Me pa: Shfaqja teatrale ‘Maids’ e Jean Genet, regjisore Ages Nokshiqi, Qendra Barabar, Prishtinë

Ky ripërshtatje e “Shërbëtoreve” nga Jean Genet zhvillohet nëpërmjet 15 skenave eksperimentale që përzijnë koreografi, tekst dhe vallëzim. Historia eksploron marrëdhënien komplekse të dashnisë dhe urrejtjes midis dy shërbëtoreve, Madame dhe Monsieur. Të bllokume në cikle shërbimi dhe fantazie, shërbëtoret dëshirojnë liri, por mbeten të lidhuna nga dëshirat e tyre dhe dinamikat represive të pushtetit. Ndërsa kufijtë midis realitetit dhe iluzionit shuhen, rebelimi i tyre i çon drejt një përfundimi të pashmangshëm dhe tragjik. Shfaqja “Maids” osht e drejtume nga ma e dashtuna Agnes, she shfaqet me 22 she 23 janar në ora 20:00 në qendrën Barbara, te Hotelin Grand.

Me degju: Koncert nga Taxi Consilium, Kino Lumbardhi Prizren

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe Lumbardhi po fillon programin e 2025, me 25 janar në ora 21:00, me një jazz koncert nga ‘Taxi Consilium’, në mbrëmjen e parë muzikore sivjet të programit Off the Record në Kino Lumbardhi. Katërshja e Taxi Consilium me Dragan Todosiev në bateri, Filip Bukrshliev në kitarë, Blagojche Tomevski në klarinetë dhe Andrea Mircheska në double bass, njihen për interpretimet e tyne në skenën e jazz-it në Maqedoninë e Veriut sidomos për shkrirjen e veçantë të elementëve tradicionalë me ato modernë tu e rikriju një tingull të shqueshëm e të errët e me performanca që e marrin me vete audiencën. E pse bash ‘Taxi Consilium’? Të inspirum nga mençunia e taksistëve që udhëtojnë në orët e vona të natës, këta muzicientë e mendojnë “muzikën si një hapësinë ku artikulohen jetat e njerëzve që shpesh nuk vërehen, por që gjallojnë me shumë shpirt, me rebelizëm edhe në rutinë, në ilegalitet, në ekzaltim e në udhë të errëta.”

E bukur a?

Me mbajt në mend: Hapja e muzeut të fëmijëve të luftës, YIHR, Prishtinë

Kemi shkru edhe ma herët pë Nismës së Rinjve për të Drejtat e Njeriut që tashmë po vijnë me një nismë të randësishme dhe pikëlluese: hapja e Muzeut të Fëmijëve të Luftës. Ky projekt ka për qëllim “rujtjen e kujtimeve të fëmijnisë nga Lufta e Kosovës, tu siguru që përvoja personale e luftës të mos harrohet.” Muzeu ka me prezantu objekte personale, video-dëshmi dhe ekspozita të kurume që theksojnë përvojat e fëmijëve gjatë luftës çlrimtare 1998-99 në Kosovë. Hapja osht me 22 janar, nga ora 18:00, te zyrat e YIHR KS, Ekspozita e parë e ka emnin “Loja e ndërpreme” dhe “paraqet një udhëtim të fshehjes, ikjes në kushte ekstreme, ballafaqimin traumatik me humbjen dhe vdekjen, si dhe të situatës së krijume pas përfundimit të luftës.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: Koncerti i “‘Never Come Down, Defy Them, Prishtinë

Moti s’kemi pas muzikë amerikane bluegrass në Kosovë. Eh, tash mundeni me dëgju në një mbramje të veçantë me grupin amerikan ‘Never Come Down’, të cilët kanë me performu në qendrën alternative Defy Them, të mërkuren me 22 Janar, në ora 20:00. Ky koncert organizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet me Ambasadën së SHBA-së në Prishtinë, që po sjellin projekte të diplomacisë kulturore. Bendi ‘Never Come Down’ sjell një përzimje të muzikës bluegrass, folk dhe americana, me një performancë që, siç thamë, rrallë mundet m’u përjetu në Kosovë.

Me marre pjesë: Festivali i tretë poetik i Prishtinës, Pallati i Rinisë, Prishtinë

Më 25 janar, nga ora 13:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, fillon edicioni i tretë i Festivalit Poetik të Prishtinës. Do të ketë lexime poetike, debate, paraqitje botimesh. Fokus sivjet do të jetë poezia shqip nga Maqedonia Veriore, ndërsa pjesë e festivalit do të jenë poetët e studiuesit: Ali Aliu, Agim Vinca, Nehas Sopaj, Punëtorie Muça Ziba, Lulzim Haziri, Shaip Emërllahu, Shazim Mehmeti, Vjollcë Berisha, Xhabir Ahmeti, Ahmet Selmani, Salajdin Salihu, Bardhyl Zaimi, Nurie Emrullai, Arlind Farizi, Fatos Rushiti, Valdeta Dulahu, Ismail Arsllani, shoqëruar nga artistët: Fitnete Tuda e Astrit Stafai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa: Ekspozita ‘PERCEIVE, RECORD, IMAGINE’, Galeria 17, Prishtinë

‘PERCEIVE, RECORD, IMAGINE’ osht emni i ekspozitës së parë për vitin 2025 në Galeria 17, që mbahet me datën 22 janar nga ora 19:00. Kurator osht Tevž Logar ndërsa artistët e ftum ekspozues: Jošt Franko, Blerta Hashani, Mila Panic. Çka thotë kuratori? “Tu u angazhu me tre tregimet e rrëfyme nga artistët e ftum, ekspozita inkurajon vizitorët me reflektu mbi mënyrat e veta të vëzhgimit, ruajtjes dhe rishpikjes së rrethinës së tyre, tu kriju një dialog midis përvojave individuale dhe temave që janë “shënu” në hapësinën që na rrethon.”

Me degju: Single “Hope Hope”, Luan Durmishi

Luan Durmishin e njofim ma shumë prej Filharmonisë së Kosovës, por ky tenor shkrun kangë dhe tash e një kohë po sjell edhe muzikë vetanake, nga pejsazhi muzikor i muzikës elektronike. Tash ka dal me një single të ri, të titullim “Hopa Hopa” me inspirim edhe nga folklori kosovar. Producent osht Tomor Kuçi e tekstin e kanë bashkëshkru Artrit Bytyqi dhe vetë Luan Durmishi. Beati techno, inspirimi vendor, performimi super, Duhani me downloadu për me ju dhezë për këtë javë të ftohtë janari.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me veshë: Teshat nga studio e modës Vlerë, Prishtinë.

Dizajnerja Vlera Çoçaj dhe brendi i saj Vlerë, e ka koxha të gjanë diapazonin e koleksioneve me veshje dhe aksesorë mirë të mendume e mirë te prodhume. Koleksioni “Wish me luck” osht dimnor, i lansum para Vitit të Ri, por na hala jemi n’dimën, koxha ftoht e kena, edhe apsolutisht i kishim veshë do tesha me vlerë nga ‘Vlerë’, me tone të ngjyrave kafe, burgundi, kaltër qiellore, me detaje bukur të vendosuna, si pullat e hekurta apo aksesorë shumë urbanë. Krejt elementet janë si copëza andrrash të një dite dimni, ama lozonjare edhe me hinta të qiellit të hapun e të kaltër që na pret në pranverë./Suzanne Podcast

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Google bën revolucion teknik me kompjuterin kuantik
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Dora” e Lorika Govorit – një model i modës së qëndrueshme në Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
TAGGED:artekspozitaFilmakulturemuzikepeopleSuzanne Podcasttop1tophome1veshje

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Donald Trump betohet si president i SHBA-së, thotë se tash nis “epoka e artë” për SHBA
Artikulli i ardhshëm Dani Olmo do t’i mungojë Barcelonës në Ligën e Kampionëve të martën

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto

12 Shikime
People

Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë

23 Shikime
People

Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?