Tom Cruise do të rikthehet rikthehet në Cannes në edicionin e ardhshëm të festivalit prestigjioz të filmit.
Ylli i Hollywoodit do ta ndjekë festivalin të mërkurën më 14 maj, për shfaqjen jashtë konkurrencës së filmit të tij të ri, “Mission: Impossible – The Final Reckoning”. Në këtë ngjarje do të shoqërohet nga regjisori Christopher McQuarrie dhe kolegët tjerë yje të filmave aksion, si Hayley Atwell, Ving Rhames, Simon Pegg, Vanessa Kirby dhe të tjerë.
Kjo do të jetë paraqitja e tretë e Cruiset në Cannes, pas pjesëmarrjes në këtë festival në vitin 1992 dhe 2022.
Në filmin e ardhshëm, “The Final Reckoning”, aktori i famshëm amerikan e përsërit rolin e agjentit Ethan Hunt për kapitullin e fundit të serisë së gjatë të filmave “Mission Impossible”.
Për publikun mbarëbotëror, filmi lansohet nëpër kinema më 23 maj të këtij viti./Katror.info