Nën betimin se “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale”, janë dekretuar nga presidentja e shtetit Vjosa Osmani, njëzetë e katër prokurorë të rinj, pothuajse gjysma prej tyre gra.
Ky dekret nga shefja e shtetit u bë me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Sipas njoftimit, e para e shtetit në këtë ceremoni betimi në zyrën presidenciale ka theksuar rëndësinë e integritetit, pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të prokurorëve, si elemente thelbësore për një sistem që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që të mos kenë kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit./Katror.info