katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    8 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    10 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    10 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    10 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    10 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    11 hours ago
    Gazetarët bëjnë thirrje për raportim etik gjatë fushatës zgjedhore
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    11 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    13 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    1 day ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    1 week ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    6 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ndërpritet Seanca e Kuvendit, kërkohet mendimi i Presidentes Vjosa Osmani
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Ndërpritet Seanca e Kuvendit, kërkohet mendimi i Presidentes Vjosa Osmani

Last updated: 15/04/2025 12:39 PM
60 Shikime
Shpërndaje
Foto: EO

E përditësuar 12:35

Contents
Krasniqi: S’mund të votojmë raportin nëse anëtarët e Qeverisë s’japin dorëheqjeE përditësuar 12:00 Deputetët kthehen në seancëE përditësuar 11:27 – Nis seanca konstituive e Kuvendit të KosovësSot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës – çfarë pritet të ndodhë?

Seanca konsitutive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre pasi që nuk u arrit që të kalojë raporti për verifikimin e mandateve. Duke marrë parasysh këtë, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, tha se “detyrohemi të ndërpresim seancën dhe me letër t’i kërkojmë presidentes se si të veprojmë në të ardhmen”.

E përditësuar 12:15

Mundesh me e lexu edhe…

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Komisioni i përkohshëm para deputetëve paraqiti raportin dhe kërkoi që ai të votohej, me qëllim që të verifikoheshin mandatet 120 deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt, në bazë të listës së certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deputetët e LVV-së dhe të Nismës Socialdemokrate kanë votuar për raportin. Kundër ishin ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Pesëdhjetë e dy deputetë kanë votuar për, 46 kundër dhe 11 kanë abstenuar. Në bazë të kësaj, konstatojmë se raporti i Komisionit të përkohshëm nuk kalon”, tha kryesuesi i seancës.

Kryesuesi i seancës ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike që të konsultohen, duke bërë që Kuvendi sërish të shkojë në pauzë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Krasniqi: S’mund të votojmë raportin nëse anëtarët e Qeverisë s’japin dorëheqje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nuk mund ta votojnë raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve, pasi ai është “jokushtetues”.

“Kushtetuta e thotë qartë se nuk mund të bëhesh deputet nëse je kryeministër apo ministër”, tha Krasniqi, duke shtuar se deputetët e zgjedhur të LVV-së – që aktualisht janë pjesë e Qeverisë në detyrë – duhet të japin dorëheqje sepse s’mund të mbajnë të dy postet.

“Kjo mund të zgjidhej lehtë nëse ata japin dorëheqje”, tha Krasniqi.

E përditësuar 12:00 Deputetët kthehen në seancë

Pas pauzës po vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Seanca konstituive e Legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, shkoi për 15 minuta në pauzë, në mënyrë që Komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve t’i verifikojë mandatet e deputetëve.

E përditësuar 11:27 – Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur, pas një ore vonesë.

Seanca po kryesohet nga Avni Dehari – deputeti më i vjetër në moshë – së bashku me deputeten Sala Jashari, që është deputetja më e re në moshë e legjislaturës së nëntë.

Partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë propozuar emrat e tyre për anëtarë të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky komision udhëhiqet nga LVV-ja, partia fituese e zgjedhjeve.

Formimi i këtij komisioni është pika e parë e rendit të ditës të seancës konstituive të Kuvendit.

Në sallë janë të pranishëm 119 deputetë, të cilët votuan për krijimin e këtij komisioni të përkohshëm.

Pas formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, seanca plenare shkoi në pauzë 15-minutëshe, në mënyrë që ky komision të mund të përpilojë raportin e tij, i cili më pas duhet të miratohet./REL

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

***

Sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës – çfarë pritet të ndodhë?

Kuvendi i Kosovës mban sot, më 15 prill 2025, seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, duke shënuar hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura me 9 shkurt.

Seanca do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 10:00. Fillimisht do të bëhet formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve. Ajo do të kryesohet nga deputeti më në moshë, i cili do të ndihmohet nga më i riu.  Më pas në rend të ditës do të jetë betimi i deputetëve. Pika e tretë do të jetë zgjedhja e kryekuvendarit e pika e katërt zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. 

Kryesuesi i seancës, pas hapjes dhe paraqitjes së rendit të ditës, kërkon nga subjektet politike që të caktojnë nga një deputet në Komisionin e Përkohshëm që do të merret me verifikimin e kuorumit dhe të mandateve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas verifikimit deputetët me ftesën e kryesuesit betohen solemnisht.

Më pas në rend të ditës për seancën konstituive është zgjedhja e kryetarit dhe e  nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe ai zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit e pesë nënkryetarëve të tij, dy prej të cilëve janë nga komunitetet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë.

Albin Kurti, kryetar i partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se synon që në seancën konstituive të votohet edhe Qeveria e drejtuar nga ai.

Por, deri të hënën, Vetëvendosje e Kurtit nuk e ka të sigurt mbështetjen e 61 deputetëve, aq sa nevojiten së paku për zgjedhjen e kryekuvendarit dhe për votimin e Qeverisë.

Aktualisht nga 61 votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit, Vetëvendosje ka 56 sosh të konfirmuara. 48 nga deputetët e saj dhe tetë të tjerë nga komunitetet joshumicë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Marrëveshje me Vetëvendosjen për zgjedhjen e kryekuvendarit e edhe të qeverisë ka mohuar se ka kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. 

Në Kuvend partia e Limajt i ka të siguruara tri ulëse.

“Nisma nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot dhe është e gatshme dhe do të punojë fort që Kosova t’i ketë institucionet, të mos    shkojë në krizë parlamentare, por ne s`kemi asnjë marrëveshje me asnjë grupim politik”, ka thënë Limaj.

Limaj ka paralajmëruar se zhvillimet në lidhje me bashkëpunimet eventuale do të merren vesh të martën, derisa është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me këdo që i ofrohet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Deklarimet e Limajt për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, ndarje të turpshme i ka konsideruar bashkëpunëtori i tij nga koalicioni, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ne e votojmë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Kuptohet do të bëjmë konsulta të ndërsjella edhe me partitë e tjera opozitare, me PDK-në dhe LDK-në. Po besoj që konstituimi i Kuvendit është interes i të gjithëve e më pastaj pra, sikurse ju e dini, AAK-ja angazhohet dhe punon që qeverinë ta krijojë opozita në rast të pamundësisë ose moskrijimit nga pozita. S’kam komunikim nga intervista e fundit e famshme e z. Limaj. Ka qenë shumë e vështirë, pra krijimi i shumicës nga opozita vetvetiu pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe ma të vështirë dhe nëse Nisma e Limaj mbështesin pushtetin kuptohet që ata ndahen nga ne.”

Ndryshe nga AAK-ja, nga PDK-ja janë shprehur se nuk do ta votojnë as kryetarin e Kuvendit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se ky grup parlamentar nuk do të marrë pjesë në votim derisa nuk ka zgjedhje “të qëndrueshme” për Kosovën. Ai ka bërë thirrje për partitë e tjera politike që t’i mbajnë premtimet dhe mos ta mundësojnë formimin e qeverisë “Kurti 3”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërkohë votë për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit e edhe për formimin e Qeverisë kanë premtuar një pjesë e komuniteteve joshumicë.

Në Kuvend do të jenë 48 deputetë të LVV-së, 24 të PDK-së, 20 të LDK-së, 8 të koalicionit AAK-Nisma dhe 20 të komuniteteve./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:aakKuvendi i KosoveslajmeLDKnismaPDKTophomeVetevendosje

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Osmani thotë se heqjen e tarifave ndaj SHBA-së do ta dërgojë si ligj në Kuvend 
Artikulli i ardhshëm Cilat janë përfitimet nga Karta Rinore Evropiane për të rinjtë nga 15 deri në 29 vjeç

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik

24 Shikime
Lajme

Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë

15 Shikime
Lajme

Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë

12 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?