Deputetët tashmë po arrijnë në Kuvendin e Kosovës.
Kuvendi i Kosovës mban sot, më 15 prill 2025, seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, duke shënuar hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura me 9 shkurt.
Fillimisht do të bëhet formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve. Ajo do të kryesohet nga deputeti më në moshë, i cili do të ndihmohet nga më i riu. Më pas në rend të ditës do të jetë betimi i deputetëve. Pika e tretë do të jetë zgjedhja e kryekuvendarit e pika e katërt zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 deputetë , Partia Demokratike e Kosovës 24 deputetë, Lidhja Demokratike 20 deputetë dhe koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë./Katror.info
