Nga muaji maj 2025, Laboratori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë do të kalojë në një fazë të re të digjitalizimit, një iniciativë që pritet të sjellë përfitime të rëndësishme për pacientët. Ky hap synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, duke garantuar saktësi më të madhe dhe një kujdes më të avancuar për pacientët.
Dje është realizuar trajnimi për stafin e laboratorit, një hap përgatitor për zbatimin e sistemit të ri digjital. Ky sistem do të mundësojë përpunimin më efikas dhe të sigurt të të dhënave, duke i afruar shërbimet laboratorike me standardet më të larta ndërkombëtare.
Nga data 1 maj 2025, shërbimet laboratorike do të ofrohen me teknologjinë më moderne, duke siguruar një përvojë më të mirë për pacientët dhe një menaxhim më të avancuar të informacionit./Katror.info