Bizneset familjare u referohen atyre kompanive në të cilat udhëheqësit e tyre janë familjarët, të cilët zakonisht kontollin e kompanisë e kalojnë tek fëmijët pas një kohe, duke e bërë kështu kompaninë pjesë të familjes për gjenerata. Në biznese më të vogla, anëtarët e familjes, si prindërit, halla, daja, etj, të gjithë punojnë për kompaninë, ndërsa kompanitë që janë më të mëdha punësojnë punonjës edhe jashtë familjes, transmeton Katror.inf
Disa këshilla që i sjell Akademi Pune, ndihmojnë për ta organizuar punën në një kompani apo biznes familjar, në mënyre që biznesi të ketë sukses.
Kryeni punën në vendin e punës
Zakonisht personat që punojnë në biznes familjar, kanë tendenca që ta përzijnë punën me jetën personale, sidomos nëse punojnë në bzinesin e prindërve. Një mënyrë për të krijuar balancë të jetës është që të përpiqeni t’i përfundoni punën gjatë kohësa sa jeni në orarin e punës, ndërsa pjesën e mbetur të ditës ta shfrytëzoni për aktivitete të tjera.
Lini çështjen e familjes në shtëpi
Një e metë tjetër e punës në biznesin familjar është që anëtarët e familjes, i përzijnë edhe çështjet e tjera të tjetër së tyre jashtë punës dhe i diskutojnë edhe në punës. Në raste të tilla nuk do të ketë produktivitet, e përveç kësaj punonjësit që nuk janë pjesë e familjes do të marrin shembull të keq.
Jini të respektueshëm
Për sa kohë që me familjen keni raporte shumë të afërta, kjo nganjëherë në punë është dëmshme, sepse ka raporte më të lirshme dhe jo shumë respektuese. Përpiquni të mendoni, që jeni duke punuar me persona të cilët nuk janë të afërmit tuaj dhe veproni me ta në të njëjtën mënyrë! Kjo krijon atmosferë punë dhe jo atmosferë shtëpie.
Njihni pikat e forta dhe të dobëta
Ndarja e pozitave është pjesa më e vështirë në një biznes familajr. T’i thuash një perosni që e do shumë se një pozitë nuk është e duhura për të, është shumë lënduese dhe dëshpëruese. Është mirë ta analizoni në fillim situatën. Nëse një person është i zoti në rrjete sociale, jepjani atë punë!
Pranoni ndryshimet
Bizneset familjare zakonisht kanë operuar për një kohë të gjatë në treg dhe kanë punuar në kohëra të ndryshme. Nëse ngurroni të ndryshoni, nuk do të jeni në hap në kohën. Kështu, nëse jeni më i vjetri i biznesit, bisedoni me anëtarët që janë më të ri të merrni mendime që janë në hap më kohën.
Argëtohuni
Një nga pjesët më të mira të punës në një biznes familajr është puna me njerëz për të cilët kujdeseni me të vërtetë. Krijoni evente të ndryshme, për t’u mbledhur të gjithë e pse jo edhe të bisedoni për planet e kompanisë për të ardhmen.
Respektoni punonjësit e jashtëm
Epo është e lehtë ta përqafoni dikë që e keni në familje, ose t’i jepni pushim ndonjë ditë, sepse ja kuptoni telashet, por cka me punonjësit që nuk janë pjesë e familjes? Përpiquni ta bëni të njëjtën gjë! Gjithashtu respektoni ata, duke mos ua “çarë kokën” me probleme të familjes!
Nëse nuk pajtoheni, bëjeni në mënyrë profesionale
Meqenëse shumë njerëz kanë marrëdhënie joformale me familjet e tyre, ndonjëherë mund të çojë në sjellje joprofesionale kur ndodhin mosmarrëveshje. Kur keni mosmarrëveshje me anëtarët e familjes tuaj për çështje biznesi, konsideroni ta trajtoni situatën si çdo mosmarrëveshje tjetër profesionale. Ju mund të përdorni të njëjtën gjuhë që mund të përdorni nëse po flisnit me mbikëqyrësin ose punonjësin tuaj në një kompani tjetër. Kjo mund t’ju ndihmojë të zgjidhni çështjet më lehtë. Mund të sigurojë gjithashtu që të vazhdoni të keni një marrëdhënie të dobishme me anëtarët e familjes suaj.
Krijoni role të qarta
Bizneset familjare shpesh kërkojnë një strukturë menaxhimi, si bizneset e tjera. Disa dinamika familjare mund ta çojnë kompaninë në ndarje të mjegulluar të roleve. Për ta parandaluar këtë, shpesh është e dobishme të krijohet një hierarki e drejtpërdrejtë e pozicioneve dhe përgjegjësive që funksionon si çdo sistem tradicional i menaxhimit. Kjo mund t’i ndihmojë punonjësit të kuptojnë rolet e tyre dhe të kryejnë detyrat dhe të sigurojë që anëtarët e familjes dhe jo të familjes të ndjekin të njëjtat rregulla.
Shijojeni jetën familjare edhe jashtë punës
Kur biznesi është sfidues, familjet mund të kalojnë të gjithë kohën së bashku në punë. Për ta mbajtur marrëdhënien tuaj me familjen tuaj të këndshme dhe të dobishme, lini mënjanë pak kohë rekreative për familjen tuaj! Merrni parasysh të bëni një udhëtim nëse puna ju lejon, ose organizoni darka familjare ose shëtitje! Këto aktivitete mund t’ju ndihmojnë ju dhe familjen tuaj të parandaloni djegien profesionale dhe mund t’ju sigurojnë të ruani produktivitetin dhe pozitivitetin në punë. /Katror.info