katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
    1 hour ago
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
    2 hours ago
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
    1 hour ago
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër
    33 minutes ago
    Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve
    1 hour ago
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    4 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    37 minutes ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    2 hours ago
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    4 hours ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    5 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    7 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    1 day ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Disco Soup” aktiviteti që s’e len ushqimin me shku dëm
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Disco Soup” aktiviteti që s’e len ushqimin me shku dëm

Last updated: 08/09/2023 5:46 PM
665 Shikime
Shpërndaje

Në një botë që po përballet me çështjen tronditëse të mbetjeve ushqimore, disa aktivistë në Kosovë po përpiqen të ngrisin vetëdijen e qytetarëve për ruajtjen dhe ripërdorimin e ushqimit.  Mbetjet e ushqimit jo vetëm që përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm mjedisor, por gjithashtu ngrenë pikëpyetje etike.

Një nga organizatat që aktivisht po kontribuon në krijimin e një shoqërie më të përgjegjshme ndaj mjedisit dhe konsumimit të ushqimit në Kosovë është Fondacioni Jeshil, i cili për vite me radhë i ka kushtuar vëmendje avancimit të zgjidhjeve të qëndrueshme dhe ngritjes së vetëdijes për konsumimin e përgjegjshëm të ushqimit.

“Unë jam Xhevdet Gegollaj, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Jeshil. Fondacioni Jeshil është një organizatë joqeveritare, e cila është themeluar në vitin 2014, me qëllim të zhvillimit të zgjidhjeve të qëndrueshme të bazuara në parimet e Permakulturës.” – Xhevdet Gegollaj

Mundesh me e lexu edhe…

Entuziast e plot pozitivitet për edicionin e katërt të Balkan Green Foundation “Greentalk” Gegollaj mbajti një fjalim mbi suksesin e aktivitetit “Disco Soup”, të cilin ky fondacion e udhëheq, duke shpalosur për audiencën informacione mbi mënyrën se si këto aktivitete zhvillohen dhe si ato arrijnë të ushqejnë jo vetëm ndjenjën e përgjegjësisë mjedisore dhe të konsumit, por edhe atë të solidaritetit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Disko Supa, fillimisht është një aktivitet i cili ka për qëllim angazhimin komunitar. Është një event festiv/gastronomik solidariteti që ka për qëllim me i pru njerëzit bashkë për me diskutu dhe me u angazhu në aktivitete të cilat edhe na informojnë edhe na fuqizojnë lidhur me mbeturinat ushqimore. Disko supa kemi organizu me demografi të ndryshme, por normalisht ajo që na pëlqen më së shumti është me fëmijë (me punu). Punojmë me shkolla. Zakonisht me 7 mars organizojmë disko supa me tematika si për shembull “Ushqimi është lulja më e bukur”; ku fëmijët e gjejnë ushqimin, e përgatitin ushqimin, ua shërbejnë ushqimin arsimtarëve të vet dhe kështu e tregojnë falenderimin që e kanë për punën e palodhshme që e bëjnë ata.” – Xhevdet Gegollaj

I pyetur se çka e bën “Disco Soup” të jetë aktivitet atraktiv për të rinjtë, ai shpjegon se si përmes këtij aktiviteti shumë fëmijë, të rinj e të reja kanë mundësi të përfshihen në mënyrë proaktive dhe të mësojnë e të ndërmarrin veprime që reduktojnë mbetjet ushqimore.

foto: fondacioni jeshil

“Është një punë shumë e mirë; është një aktivitet i mirë për arsye se edhe fëmijët ndërgjegjësohen në mënyrë direkte, pa u konfrontu/ballafaqu. Pra, në mënyrë proaktive ndërgjegjësohen për një problem shumë serioz. Feedback-un që e marrim zakonisht është që, kemi mësu diçka shumë të mirë, kemi mësu diçka t’re – normal edhe neve kjo na jep frymëzim për me ec tutje.” – Xhevdet Gegollaj

“Jemi shumë të lumtur që shumë të rinj e të reja e kanë besimin te ne dhe dëshirojnë me u angazhu në aktivitetet tona.” – Xhevdet Gegollaj

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E përgjatë fjalimit të tij, por edhe gjatë intervistës për Katror Media, Gegollaj u thellua edhe në çështjet e shumanshme, pengesat dhe potencialin brenda sistemit ushqimor, duke hedhur dritë mbi aspektet kritike si ekonomia qarkore, menaxhimi i mbetjeve dhe ruajtja e mjedisit.

“Duke pasur parasysh që të dhënat të cilat janë në dispozicion tregojnë se gjysma e ushqimit që prodhohet hidhet e përfundon në mbeturina – kjo është shumë e rëndësishme me u diskutu dhe me gjetë zgjidhje për këtë problematikë, sepse, kjo i ka edhe efektet etike. Kemi njerëz të cilët nuk kanë qasje të mjaftueshme në ushqim adekuat. I kemi aspektet socio-ekonomike, aspektet politike, por edhe shumë të rëndësishme për organizatën tonë si organizatë mjedisore janë edhe aspektet mjedisore, për arsye se për me prodhu ushqim duhesh me ndiku edhe në mjedis. Edhe metodat e bujqësisë momentalisht nuk janë shumë të mira e as të favorshme për mjedisin.” – Xhevdet Gegollaj

foto: fondacioni jeshil

Duke shpjeguar rëndësinë e ruajtjes dhe shfrytëzimit të përgjegjshëm të ushqimit, por edhe ripërdorimin e mbetjeve ushqimore përmes përgatitjes së shujtave të ndryshme dhe ruajtjes së ushqimit, Gegollaj theksoi se një aspekt të cilin “Disco Soup” e fuqizon edhe më tepër përmes aktiviteteve të realizuara me nxënës, vullnetarë dhe të rinj është ndërgjegjësimi i tyre për përdorimin e pemëve dhe perimeve që janë pjesërisht të dëmtuara/prishura.

Kështu, përgjatë punës së përbashkët, fëmijët motivohen të sigurojnë pemët dhe perimet, të pastrojnë dhe prejnë ato, njoftohen me receta dhe me vullnetarët e përgatisin ushqimin, të cilin bashkarisht më pas e servojnë dhe ndajnë me të tjerët. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zhvillimin e një shoqërie të përgjegjshme ndaj mjedisit dhe konsumit të ushqimit Fondacioni Jeshil bashkë me qytetarë të interesuar dhe biznese private po e shtyen përpara edhe përmes platformës komunitare “Food Safe”, e cila lidh direkt bizneset që kanë ushqim që rrezikohet të hidhet për arsye të skadencës apo moskonsumimit, me qytetarët e interesuar për ta konsumu atë ushqim. Tërë ky ushqim ofrohet falas.

foto: fondacioni jeshil | foodsafe

“Ushqimi është shumë i rëndësishëm, për arsye të ndryshme, duke fillu nga shëndeti personal, por edhe aspektet mjedisore. Nuk është e lirë me prodhu ushqim. Të jenë koshientë sa më shumë, ta shfrytëzojnë ushqimin, mos ta hedhin dhe në rast kur kanë mbetje të ushqimit, mos ta hedhin por ta ripërdorojnë atë, ose të ia falin dikujt që ka nevojë.” – Xhevdet Gegollaj

Edicionin #21 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Kaltrina Zhushi
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    4 aspekte të Fitness-kulturës dhe dietë-kulturës që DUHET me i rimendu
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Fuqizimi i grave në Mitrovicë përmes agro-turizmit
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Taco-supë; supa meksikane që DUHESH me e kërku
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Brokolli-pica; versioni “healthy” që s’ja len keq as super-shijes
TAGGED:aktivizmi qytetarambientalizmidisco soupecoactivismecoaktivizmifondacioni jeshilfoodsafecommunityfooodsafekosve e pasterkujdesi ndaj ambientitlets talk about food wasteLifestylembetjet ushqimorembeturinat ushqimorepasterpermakulturaprishtine e pasterpuna vullnetareruaje ambientinshendetishendetshemta ruajme ambientintoptophome1vetedije kolektive

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: NREL Qysh me apliku në platformën për subvencionim të energjisë elektrike?
Artikulli i ardhshëm Google Chrome po ndryshon pamjen

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para

4 Shikime
People

Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë

2 Shikime
People

Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?