Doktorët në Gjilan, realizuan një ndërhyrje të rrallë kirurgjike, në repartin e Ortopedisë.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit në rrjetin social në Facebook.
“Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është realizuar një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, në repartin e Ortopedisë.
Tek një paciente e moshës 33 vjeçare, u largua tumori agresiv beninj – Giant Cell Tumor (Tumori Gjigandocelular) nga regjioni i mbigjurit të majtë, tumor ky, që ishte konfirmuar me Needle Biopsi.
Pas qëndrimit disa ditorë në spital, pacientja lëshohet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Ekipi operator:
Dr. Veprim Presheva – Operator
Dr. Imran Shaqiri – Asistent
Dr. Rinor Velekinca – Asistent
Dr. Edon Zylfiu – Asistent
Dr. Selami Kurteshi – Anesteziolog
Ky tumor shumë i rrallë prek afërsisht një person në një milion banorë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit./Katror.info