Festivali Ndërkombëtar i Filmit, DokuFest do të hap dyert e kinemasë DokuKino, për publikun.
Mirëpo, këtë herë për t’u solidarizuar me Turqinë dhe Sirinë, vende të cilat u goditën nga tërmeti që si pasojë e tij mbetën të vdekur mijëra njerëz.
Sipas njoftimit, nga data 14 deri më 16 shkurt, do të shfaqen një sërë filmash duke përfshirë dokumentarin e filmbërësit turk Cem Kaya, ‘Love, Deutschmarks& Death”, filmat e metrazhit të shkurtër ‘Në mes’ dhe ‘Pa vend’ nga Samir Karahoda si dhe dy dokumentarë të shkurtër të bërë në shkollën e filmit ‘Future is Here’: Time dhe Dedi.
“100 % e të ardhurave nga kontributi juaj për shfaqjen e filmave, do të shkojnë drejt organizatës bamirse ‘World Central Kitchen’, që shërben ushqime të përgatitura nga shefi i kuzhinës për komunitetet e prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe krizave të zgjatura humanitare”, thuhet në njoftim.
‘Love, Deutschmark & Death’ tregon historinë e muzikës së pavarur dhe mjaftë të panjohur të emigrantëve turq dhe fëmijëve e nipave të tyre në Gjermani në një mënyrë plotë jetë, dhe plotë ritëm.
“Në mes” shfaq vëllezërit dhe bijtë që jetojnë jashtë ndërtojnë shtëpi identike për të shprehur barazinë dhe unitetin në familje. Një portret i prekshëm i familjeve që, për nevoja ekonomike, duhet të jetojnë pjesën më të madhe të jetës të ndarë dhe në kultura që nuk janë të tyret.
“Pa vend”, në Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia e mbajtjes gjallë të sportit të tyre të dashur, dy lojtarë vendës bredhin nga një vend i panjohur në tjetrin duke bartur me vete asetin e vetëm të klubit: tavolinat e tyre./Katror.info
