Dua Lipa i ka entuziazmuar fansat me rikthimin e saj në studion e regjistrimit, duke lënë të kuptohet se muzika e re është në rrugë e sipër.
Pas publikimit të albumit “Radical Optimism” në vitin 2024 dhe përfundimit të turneut botëror në Zelandën e Re, këngëtarja 29-vjeçare ndau disa fotografi të reja nga prapaskenat e një xhirimi për YSL, ku u shfaq në formë perfekte me një stil të guximshëm dhe elegant.
Në një tjetër seri fotografish, Dua u shfaq në studio me mikrofonin në dorë dhe një gotë verë, duke lënë të kuptohet se projektet e reja muzikore janë duke u përgatitur.
Fansat reaguan menjëherë në komente, duke festuar rikthimin e saj kreativ me brohoritje si: “Ajo është në studio!”, “Koha për muzikë të re!”
Ndërkohë, në jetën personale, ajo u ribashkua me të fejuarin Callum Turner dhe ndau momente të ëmbla në Instagram, ku bie në sy unaza e saj elegante e fejesës me diamant.
Çifti, të cilët u lidhën në janar 2024, janë bërë së fundmi më të hapur për romancën e tyre./Katror.info