Luiza Duraku është betuar si nënkryetare (Échevine) në Anderlecht, Belgjikë.
Lajmin e ka bërë vetë ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa i ka falënderuar mbështetësit e saj.
“Aftësitë e mia do të përfshijnë mësimdhënien, shkollat, çerdhet dhe bibliotekat. Këto janë çështje të rëndësishme për fëmijët tanë. Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithë juve për mbështetjen tuaj dhe për besimin në aftësitë e mia. Jam e emocionuar për mundësinë që kam për të kontribuar në zhvillimin e arsimimit dhe kulturës në komunitetin tonë”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Në anën tjetër, si gruaja më e votuar me 753 vota, Habibe Duraki është betuar si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës.

Këtë pozitë e mban tash e 6 vjet dhe është mandati i saj i dytë.
“Faleminderit nga zemra të gjithë juve që më keni mbështetur dhe falë jush jam këtu ku jam sot!”, u shpreh ajo./Katror.info