Është publikuar kënga e shumëpritur “Azizam” nga Ed Sheeran — një këngë me ritme vallëzuese dhe melodi të ëmbël, që shënon fillimin e një kapitulli të ri muzikor për artistin britanik.
Javën e kaluar, në emisionin The Tonight Show, Sheeran shpjegoi kuptimin e titullit “Azizam”, që do të thotë “i/e dashur” në gjuhën persiane, frymëzuar nga trashëgimia iraniane e producentit Illya Salmanzadeh.
Fituesi katër herë i çmimit Grammy e ka ngacmuar këtë projekt për javë të tëra, duke publikuar një fragment të këngës në Instagram në mes të marsit dhe duke zbuluar: “Albumi është gati. Kënga e re po vjen. Jam shumë i emocionuar, siç mund ta shihni”.
Këngëtari i “Shape of You” e interpretoi për herë të parë “Azizam” live në rrugët e New Orleans-it gjatë një performance të papritur në lagjen franceze të qytetit.
Në të njëjtin emision, Sheeran njoftoi edhe titullin e albumit të tij të ardhshëm — Play — për të cilin “Azizam” do të jetë kënga kryesore. Ky është i pari nga një seri albumesh të reja që do të titullohen Pause, Rewind, Fast-Forward dhe Stop./Albanian Post/Katror.info