Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, mund ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit italian, me Napolin që po kryeson garën për ta transferuar atë, shkruan Katror.info.
Sipas raportimeve, Zhegrova e ka njoftuar presidentin e Lille, Olivier Letang, se nuk do ta vazhdojë kontratën, e cila i skadon në verën e vitit të ardhshëm. Klubi francez kërkon 40 milionë euro për ta liruar lojtarin.
Portali italian “Calciomercato” ka raportuar se drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, është në negociata të avancuara me menaxherin e Zhegrovës për një kalim të mundshëm te skuadra napolitane.
Zhegrova aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim, të cilin e ka pësuar në dhjetor. Ai e zhvilloi ndeshjen e fundit në kampionatin francez më 14 dhjetor kundër Marseille. Në 21 paraqitje këtë sezon, ai ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime, duke dëshmuar vlerën e tij në ofensivën e Lille.
Një transferim te Napoli do të ishte një hap i madh në karrierën e tij, duke iu bashkuar një prej klubeve më të mëdha në Itali dhe Evropë./Katror.info