Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi francez Lille në fund të këtij sezoni, shkruan Katror.info.
Gjatë një interviste për Radio Dukagjini, Zhegrova bëri të ditur se nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin dhe se ka informuar drejtuesit e Lille për vendimin e tij.
“Është e vërtetë, e kam njoftuar klubin që nuk do të vazhdojë kontratën. Do të shikojmë verës çfarë do të ndodh, por klubi është i njoftuar që nuk do të vazhdojë kontratën,” ka thënë Zhegrova.
Kujtojmë se për shërbimet e tij ka interesim nga disa skuadra të mëdha, përfshirë Napolin nga Serie A, që po monitoron situatën e tij me Lille. Zhegrova pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij gjatë verës./Katror.info