Futbollisti shqiptar nga Kosova, Edon Zhegrova, po shkëlqen në stadiumet evropiane, duke përfaqësuar ekipin e Lille, përcjell albinfo.ch.
Sfida e vlefshme për kampionatin francez mes Lille dhe PSG përfundoi në barazimin 1-1 dje në mbrëmje.
Sulmuesi anësor i Lille dhe i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, luajti një ndeshje fantastike dje në mbrëmje. Ashtu si gjithmonë, pas përfundimit të ndeshjes kanë dalë edhe vlerësimet e lojtarëve, ku vihet re nota e Edon Zhegrovës, i cili u vlerësua me 7.8, më i miri i ndeshjes./Katror.info