katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    10 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    11 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    12 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    12 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    12 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    12 hours ago
    Gazetarët bëjnë thirrje për raportim etik gjatë fushatës zgjedhore
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    13 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    15 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Elefsina 2023 – Mistere nga antikiteti dhe industria
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Elefsina 2023 – Mistere nga antikiteti dhe industria

Last updated: 02/01/2023 10:01 AM
110 Shikime
Shpërndaje
FOTO: dw

Elefsina – një nga tri Kryeqytetet Evropiane të Kulturës – është më i vogli dhe më i vjetri deri tani. Vizitorët i pret një program i madh kulturor, i cili ofron një imazh ndryshe nga ai tipik i Greqisë.

“Nëse dikush arrin të ndryshojë Elefsinën, atëherë ai do të jetë në gjendje të ndryshojë gjithë botën,” pati thënë dikur një artist. Arsye për ta ndryshuar këtë vend të vogël ka sa të duash. Me 25 mijë banorët e saj, Elefsina që ndodhet 20 kilometra në perëndim të Athinës, nuk është as shumë e bukur as shumë piktoreske. Greqia e fotografive të bëra gjatë pushimeve, ka pamje tjetër, ka qytete me rrugica të ngushta, njerëz në taverna në bregun e detit që vezullon me ngjyrën e tij gurëkali.

PHOTO: dw

Në Elefsinë është e kotë të kërkosh për gjëra të tilla. Në vend të tyre në Elefsinë ka ndërtesa të ulta pa zbukurime, ndërtesa industriale të rrënuara, avullore të prishura që ndryshken në një varrezë anijesh. Por mes tyre ka njerëz që qeshin, zemërgjerësi dhe kopshte të ngritura me shumë dashuri.

Mundesh me e lexu edhe…

Elefsina është fytyra e pazbukuruar e Greqisë, është autentike, ka rrudha, s’ka fjalë, ka dinjitet. Mbase këto janë karakteristikat kryesore të Elefsinës, që bënë që ajo të zgjidhet si një nga tri kryeqytetet kulturore europiane të vitit 2023, duke qenë kryeqyteti më i vogël dhe më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë nga ky institucion.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në atdheun e Eskilit, poetit më të madh antik grek, do të organizohen në 30 pika të ndryshme 465 aktivitete. 192 artiste dhe artistë grekë dhe 137 artiste dhe artistë ndërkombëtarë, do të prezantojnë punimet e tyre bërë me moton “Mistere të Transformimit”, në gjithsej 17 zhanre arti. Temat kryesore që shërbyen si bazë për konceptimin e tyre janë njeriu, shoqëria, mjedisi dhe puna.

Mistere të së djeshmes dhe të sotmes

Drejtor artistik është regjisori dhe aktori 66-vjeçar, Michail Marmarinos. Me zell të madh ai shpjegon në një takim me Deutsche Wellen në sitin mbresëlënës arkeologjik, rrjetin e ndërlikuar të aktiviteteve që janë planifikuar të mbahen.

Elefsina antike ndodhet në qendër të qytetit të sotëm. Mijëra vjet më parë, njerëzit janë munduar të gjejnë sekretet e vdekjes me ndihmën e mistereve legjendare, “Mistere të Eleusit”. Me këto mistere kanë qenë lidhur ritet më të rëndësishme fetare të mbajtura në Greqinë antike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
PHOTO: dw

Dikur në Elefsinë vinin mijëra mistikë për të nderuar me heshtjen e tyre Herofantët, kryepriftërinjtë e perëndeshës Dhimitra, perëndeshës së frytshmërisë.

Ne dimë sot pak për misteret e antikitetit, por ajo që dime është se Elefsina antike ka ndikuar shumë mbi jetën tonë: “Në këtë vend filloi kultivimi i grurit nga njeriu. Këtu njerëzit i dhanë fund të qënit nomad, ndaluan së shtegtuari në kërkim të ushqimit,” shpjegon Michail Marmarinos, që duket se e njeh çdo qoshe të këti vendi magjik dhe të nderuar. Pastaj ai shton duke theksuar: “Kultivimi i tokës shënon fillimin e kulturës.”

Disa metra larg ndodhet Telesterion-i, teatri i parë “jozyrtar” i botës, thotë Marmarinos. Jozyrtar, sepse koncepti i teatrit nuk ekzistonte në atë kohë. Por para se të mblidheshin për të parë komeditë apo dramat, njerëzit janë mbledhur në Elefsinë, për të qenë të pranishëm tek misteret.

PHOTO: dw

Në vitin 2023, koreografi Sasha Waltz dhe regjisori Jochen Sandig do të shfaqin këtu pjesën “Human Requiem”, një pjesë ku tingulli shkrihet me muzikën, dritën natyrore dhe trupin e njeriut. Për Marmarinos kjo është një përvojë estetike, që u tregon shikuesve se vetëm gjuha nuk mjafton. Këtu do të shfaqet edhe pjesa “Ma” e Romeo Castellucci-t. Çfarë do të mund të shikojnë spektatorët në të dhe çfarë do të thotë titulli i pjesës, është “mister” më vete.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Qyteti i refugjatëve

Një shtyllë tjetër e rëndësishme historike e qytetit është industria. Ajo i përmban të dyja, edhe bekimin edhe mallkimin. Bekimin, sepse ofroi punë dhe ekzistencë të re për mijëra refugjatë dhe të dëbuar që erdhën këtu në vitin 1922, pas shkatërrimit të Smirnës, Izmirit të sotëm turk. Mallkim sepse industria e dominuar deri në vitet 1990 nga rafineritë e naftës, fabrikat e çimentos dhe degëve të tjera, nuk sollën vetëm punësim dhe mirëqënie. Në këtë rajon Greqisë niveli i sëmundjeve të kancerit dhe i ndotjes së mjedisit janë të larta.

PHOTO: dw

Industria ka rënë shumë në 30 vitet e fundit, gjë që ka sjellë si pasojë rënien ekonomike të Elefsinës. Në shumë pika të qytetit shihen ndërtesat e rrënuara industriale.

Në kuadër të veprimtarive si kryeqytet kulturor do të ngrihet nga e para një fabrikë e vjetër ku prodhoheshin bojëra. Fabrika do të shndërrohet në një mjedis kulturor, që nuk do ta humbasë shkëlqimin edhe pas vitit 2023, dhe do të mbetet trashëgimi për banorët e zonës. Një nga të ftuarit e parë do të jetë artisti i arteve pamore, Juan Santovala nga Kolumbia. Ai do të krijojë këtu një vepër arti që u kushtohet punëtorëve të qytetit. Në të do të marrin pjesë njerëzit që kanë punuar në fabrika ose që punojnë ende. Për secilin nga ata do të krijohet një helmetë prej qeramike, e cila do t’u dhurohet pasi të mbyllet ekspozita.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kultura dhe shpresa në rritje

Një vend tjetër shfaqjesh në të cilin janë duke u zhvilluar ende punime, është mulliri i dikurshëm i vajit. Aty nga viti 1875 deri më 1960 ishte një fabrikë e suksesshme sapuni. Ajo do të kthehet tani në vend takimi dhe arti. Ekspozita e parë i kushtohet ish-ministres greke të Kulturës, Melina Mercourit, dhe kolegut të saj francez të asaj periudhe, Jacques Lang-ut. Mercouri ka qenë ajo që zhvilloi në vitin 1985 idenë e programit të kryeqytetit kulturor. Lang dha kontribut të madh në zbatimin e tij. Direkt afër mullirit të vajit ndodhet një teatër i hapur, ku mes të tjerash do të inskenojnë pjesët e tyre teatri kombëtar i Novi Sadit nga Serbia dhe nga ai i kryeqytetit koreanojugor, Seul.

PHOTO: dw

Mbresëlënës ështëvarreza e anijeve në portin e Vlycha-s. 70 anije të prishura janë lënë këtu në fatin e tyre dhe ndotin detin me ndryshk dhe naftë. Për shumë banorë të qytetit kjo është një njollë turpi që shteti grek u ka imponuar njerëzve për dekada me radhë. Megjithatë oqeanikët ofrojnë një pamje interesante për vëzhguesit. Çfarë historish tregojnë ato? Se si do të shfrytëzohet ky vend në kuadrin e veprimtarive të kryeqyteti kulturor është një mister tjetër.

PHOTO: dw

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:antikitetiElefsina 2023GreqiindustriakulturaMisterepeopletop 1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Aeroplani niset nga Seuli në vitin 2023, ateron në San Francisco në 2022
Artikulli i ardhshëm Yjet e filmave aksion që kanë aftësi të vërteta në arte marciale
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit

29 Shikime
LajmePeople

Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

25 Shikime
People

The Great Gatsby feston 100 vjet

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?