Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncertin e radhës më 26 mars 2025 në Rahovec, duke sjellë një mbrëmje të veçantë muzikore për artdashësit e këtij qyteti, shkruan Katror.info.
Koncerti, i cili do të përfshijë Korin dhe Ansamblin e Filharmonisë së Kosovës, do të zhvillohet në Hollin e Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Selajdin Mullaabazi – Mici” në Rahovec, duke filluar nga ora 19:30.
Ky aktivitet artistik vjen si pjesë e angazhimit të Filharmonisë së Kosovës për të shtrirë prezencën e saj në qytete të ndryshme të vendit, duke promovuar muzikën klasike dhe interpretimet korale në nivel kombëtar.
Të interesuarit për të ndjekur koncertin mund të sigurojnë biletat e tyre përmes platformës Eventbrite në këtë link.
/Katror.info