Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar për një koncert të veçantë që do të sjellë Filharmonia e Kosovës më 5 prill 2025, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan Katror.info.
Nën dirigjimin e Gregory Charette, orkestra do të interpretojë disa nga veprat më ikonike të kompozitorit të njohur Philip Glass. Programi do të përfshijë Koncertin për Violinë Nr. 2 – “American Four Seasons”, me violinistin Maximilian Haft si solist. Po ashtu, do të interpretohet Simfonia Nr. 1 – “Low”, e frymëzuar nga albumi legjendar i David Bowie, i publikuar në vitin 1977.
Ministria fton të gjithë adhuruesit e muzikës që të mos e humbin këtë përvojë të veçantë, ku minimalizmi dhe tingujt orkestralë do të ndërthuren me ndikime nga rock-u. Koncerti do të fillojë në ora 19:30, dhe hyrja është falas.
Biletat mund të rezervohen në këtë link: https://bit.ly/41PKMnw.
/Katror.info