Kori dhe Ansambli i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë sot, më 26 mars 2025, një koncert në Rahovec, shkruan Katror.info.
Sipas njoftimit të Filharmonisë, koncerti do të zhvillohet në hollin e Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Selajdin Mullaabazi – Mici”, duke filluar nga ora 19:30.
Gjatë koncertit do të interpretohen vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj, duke sjellë një program të larmishëm për artdashësit e muzikës klasike në Rahovec./Katror.info