Sot eshte hapur aplikimi per studentet vajza dhe gra qe studiojne ne fushat e inxhinierise ne Universitetet Publike te Kosoves ne nivelini bachelor.
Inkurajohen të gjitha vajzat të cilat studiojnë në fushat e inxhinierisë ne Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Universitetin e Shkencave të Aplikuara ne Ferizaj dhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit Global Engineer Girls Kosovo (GEG Kosovo).

Global Engineer Girls (GEG) është një iniciativë filantropike e cila ka për qellim përmirësimin e përfaqësimit të vajzave dhe grave ne Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM). E implementuar nga grupi i kompanive Limak, GEG Kosovo fuqizon vajzat dhe gratë të përfshira në fushën e edukimit të STEM dhe iu ofron atyre mundësi bursash, trajnime, mentorim, mundesi praktike dhe mundesi punesimi.
Projekti ka për qëllim që të inspirojë gjeneratat e ardhme të vajzave në inxhineri drejt barazise gjinore në edukimin e fushave STEM.
Aplikimi mund të bëhet online duke klikuar në vegezen dhe mbetet i hapur deri më datë 20 Shkurt 2024./Katror.info