Filmi “Si Në Vaj” i regjisores së njohur, Aulona Selmani, është shpallur fitues në dy kategori, në festivalin Gässli Film Festival në Basel.
Filmi ka fituar në çmimin ‘SRG Regjisorja më e mirë’ që i është dhënë Aulona Selmanit dhe çmimin ‘Çmimi i Publikut’.
Përmes një postimi në Facebook, regjisorja Aulona Selmani ka bërë të ditur se çmimet e fituara në Festivalin e Filmit në Basel ia dedikon nënës së saj dhe aktorëve të cilët punuan në realizimin e filmit.
“Çmimin e parë ia dedikova mamit tim kurse çmimin e dytë ekipit dhe aktoreve që punuan për ta realizuar këtë film. Ju faleminderit të gjithëve që keni votuar për çmimin e publikut!”, ka shkruar ajo./Katror.info