Mezosopranoja Flaka Goranci ka njoftuar se së shpejti në Vjenë do të mbaj koncertin e titulluar “La Femme”.
Ky koncert sipas një njoftimi të Gorancit në Facebook, vjen si bashkëpunim me dirigjenten ukrainase Aleksandra Korobka dhe orkestrën e grave “World Chamber Orchestra” ku do të sjellin histori dhe muzikë të veçantë nga kompozitore gra nga e gjithë bota.
“Ne këndojmë kundër luftës, ne këndojmë për paqe, ne këndojmë për dashurinë”, ka shkruar kështu Goranci në profilin e saj në Facebook, shkruan Katror.info.

Një këngëtare “mezzo-soprano” është një këngëtare me një zë mes sopranos [lloji më i lartë i zërit femëror] dhe kontraltos [lloji më i ulët i zërit femëror]./Katror.info