Rreziku i vdekjes nga kanceri është më i ulët tek individët që kanë forcë muskulore dhe janë në formë fizike të mirë.
Kështu thuhet në një analizë të të dhënave, që përfshiu pothuajse 47,000 pacientë me kancer.
Studimi tregoi se individët me formë fizike të mirë dhe forcë muskulore kishin 31-46% më pak mundësi të vdisnin nga çdo shkak, krahasuar me ata që ishin në anën tjetër të spektrit, shkruan Positive News, transmeton Katror.info.
Hulumtimi u udhëhoq nga Universiteti Edith Cowan në Australi dhe u botua në “British Journal of Sports Medicine”.
“Forca muskulore mund të përdoret potencialisht në praktikën klinike për të përcaktuar rrezikun e vdekjes te pacientët me kancer,” shkruajnë kërkuesit, duke shtuar se “aktivitetet për forcimin e muskujve mund të përdoren për të rritur jetëgjatësinë.” /Katror.info
Përgatiti:
