Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë një ceremonie, simbolikisht ia dorëzoi ‘Çelësin e Qytetit’ ish-komandantit të MSU-së, Gjeneral brigadierit Ruggiero Capodivento.
Rama ka falënderuar gjeneralin Capodivento për rezultatet si Komandant i MSU gjatë mandatit të tij.
“Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë një ceremonie emocionuese, simbolikisht ia dorëzoi çelësat e qytetit ish-komandantit të MSU-së, gjeneral brigade Ruggiero Capodivento. Synimi i kryetarit ishte të nënvizonte përpjekjet e Karabinierëve gjatë 20 viteve të fundit dhe të falënderonte gjeneralin Capodivento për rezultatet si komandant i MSU-së gjatë mandatit të tij”, thuhet në njoftimin e KFOR./Katror.info