Klubi i Gjimnastikës Vushtrria ngriti lart flamurin e shtetit të Kosovës në Portugali, duke shkëlqyer në garën ndërkombëtare Gaia IT, ku gjimnastja Fernaze Cakaj fitoi vendin e dytë në kategorinë all-around.
Kjo është medalja e radhës ndërkombëtare për Cakaj, vetëm një javë pas triumfit të saj në Greqi.
“Gjimnastet e Kosovës vazhdojnë të na bëjnë krenarë në arenën ndërkombëtare!
Gjimnastja Fernaze Cakaj, nga Klubi i Gjimnastikës Vushtrria, shkëlqeu në garën ndërkombëtare GAIA International Tournament në Portugali, duke fituar medaljen e argjendtë në katër-garësh”, shkroi Federata e Gjimnastikës e Kosovës.
Gjimnastet tona Hira Haziri dhe Borë Krasniqi garuan poashtu në këtë garë duke e dhënë maksimumin e tyre dhe u rënditën mirë.
Pranë gjimnasteve në garë ishin trajnerët e tyre: Doruntinë Ibrahimi, Arlind Shaqiri dhe Amir Januzi./Katror.info