katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Jack Kerouac, poezia, muzika dhe liria që ndryshuan Amerikën
    7 hours ago
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    18 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    21 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    21 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    18 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    21 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    2 days ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes
    7 hours ago
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    22 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    2 days ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    7 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    21 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    2 days ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Gjithçka duhet të dini rreth raportit të Komisionit Evropian për Kosovën
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Gjithçka duhet të dini rreth raportit të Komisionit Evropian për Kosovën

Last updated: 31/10/2024 8:27 AM
140 Shikime
Shpërndaje

Komisioni Evropian e publikoi të mërkurën raportin vjetor të progresit për vendet që synojnë anëtarësimin në BE.

Në dokumentin për Kosovën thuhet se autoritetet e vendit mbeten të përkushtuara ndaj rrugës drejt integrimit evropian.

Duke përmendur se Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, raporti thekson se Komisioni është i gatshëm të përgatisë një opinion për aplikimin e saj, kur kjo të kërkohet nga Këshilli.

Mundesh me e lexu edhe…

Gjithashtu, kujtohet se që nga 1 janari i këtij viti, mbajtësit e pasaportave biometrike të Kosovës kanë të drejtën e udhëtimit pa viza drejt BE-së, ndërsa që nga tetori, këtë të drejtë e kanë edhe poseduesit e pasaportave të Serbisë, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Raporti nënvizon se tensionet në veri të Kosovës kanë vazhduar si pasojë e sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës nga sulmues të armatosur serbë, më 24 shtator të vitit 2023.

Sipas tij, Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa mjedisi i biznesit në vend është përmirësuar, po ashtu.

Në këtë dokument, Kosova inkurajohet t’i intensifikojë përpjekjet e saj për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

Aty thuhet, po ashtu, se Qeveria duhet të punojë për të krijuar mbështetje politike ndërpartiake për t’i ndjekur në mënyrë më efektive reformat që lidhen me BE-në.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kosova duhet ta zbatojë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e saj dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa apo parakushte të mëtejshme”, thekson po ashtu Raporti i Progresit.

Kërkesë të ngjashme, Komisioni Evropian bën edhe në Raportin e Progresit për Serbinë.

“Marrëveshja është e vlefshme dhe ligjërisht e detyrueshme për palët dhe të gjitha formalitetet, përfshirë miratimin apo ‘formalizimin’ e saj, nuk duhet ta pengojnë progresin në zbatimin e saj”, theksohet në Raportin e Progresit për Serbinë.

Të dyja vendet porositen se normalizimi i marrëdhënieve mbetet kusht thelbësor në rrugën e tyre evropiane dhe se të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme, në mungesë të përparimit në këtë drejtim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në asnjë fushë të vlerësuar nga kriteret themelore dhe EU Acquis nuk ka regres.

“Vetëm në dy fusha nuk ka progres, e në të gjitha të tjerat, 35 sosh gjithsej, ka progres, ku më shumë e ku më pak. Në 10 prej tyre kemi progres të mire”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “në tri vitet e fundit, kemi arritur mbi 70% në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane. Jemi vlerësuar pozitivisht në përafrimin me politikën e jashtme të BE-së si dhe sukseset në bashkëpunimin rajonal, duke përfshirë përfaqësimin në CEFTA dhe avancimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, kjo e fundit tashmë si shtyllë e dytë e Planit të Rritjes”.

“Raporti thekson angazhimin dhe përparimin tonë të palëkundur në rrugën drejt integrimit në BE, si dhe përafrimin tonë me legjislacionin dhe vlerat Evropiane. I mirëpresim rekomandimet e raportit, adresimi i të cilave është i rëndësishëm për ne, jo vetëm në rrugëtimin drejt përparimit në procesin e integrimit evropian, por para se gjithash për përparimin e mëtutjeshëm socio-ekonomik të vendit tonë”, ka shkruar kryeministri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kurti ka thënë se “anëtarësimi në BE mbetet synimi strategjik i yni dhe gati dy vjet pas aplikimit tonë, është koha që Kosova të vlerësohet në kushte të barabarta për ta marrë statusin e kandidatit, të cilin e meritojmë”.

Ndërsa Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e dorëzimit të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2024, ka deklaruar sot se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka rekomanduar heqjen e masave ndaj Kosovës, ndërsa diskutimet me anëtarët e Këshillit janë ende në proces.

Orav vuri në dukje se Bashkimi Evropian ka marrë një drejtim të ri për zgjerim, por theksoi se Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhin disa çështje të brendshme përpara se të bëjnë hapa të mëtejshëm.

“Aderimi në BE është një çështje shumë e rëndësishme. Për BE-në është detyrim t’i përgjigjet historisë. Sot, bota po përballet me një rikthim të luftës për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Ky hov i ri për zgjerim vjen në momentin e duhur – së fundmi kemi nisur negociatat me Shqipërinë pas shumë vitesh pune”./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Google bën revolucion teknik me kompjuterin kuantik
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Dora” e Lorika Govorit – një model i modës së qëndrueshme në Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
TAGGED:Bashkimi EvropianKomisioni EvropianKosovalajmetopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ja si të rrisni fëmijë të lumtur, sipas një pediatri!
Artikulli i ardhshëm Ku me shku m’u tut për Halloween sipas Suzzanne Podcast?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Jack Kerouac, poezia, muzika dhe liria që ndryshuan Amerikën

6 Shikime
Lajme

KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë

9 Shikime
Lajme

Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat

12 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?