Është bërë hapja e ekspozitës “Visibility Horizon” e cila do të mbahet në ambientet e Galeria 17 deri më 22 mars të këtij viti. Kjo ekspozitë përmban vepra të artistëve nga vende të ndryshme të Ballkanit sikurse Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia, raporton Katror.info.

Kjo ekspozitë është kuruar nga Ana Frangovska dhe shfaqë veprat e artistëve ballkanas: Elia Kalogianni, Gjorgji Despodov, Kristina Janjić, Sofia Dimova e Valdrin Thaqi.
Për mbajtjen e kësaj ekspozite Katror.info kishte raportuar edhe disa ditë më parë kur u bë e ditur fillimisht nga Galeria 17.

Ky projekt thuhet të jetë mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit./Katror.info