Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur thirrjen për mbështetjen e autorëve dhe organizatave që veprojnë në fushën e librit. Kjo iniciativë synon të inkurajojë zhvillimin e librit në mënyra inovative dhe të përshtatshme për kohën tonë, duke nxitur kulturën e leximit dhe krijimtarinë letrare, shkruan Katror.info.
Të drejtë aplikimi me projekt-propozime kanë individët dhe organizatat joqeveritare (OJQ), të cilat dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e librit, leximit dhe kulturës.
Kategoritë e mbështetjes:
🔹 Zhvillimi, botimi dhe përkthimi i librave
🔹 Zhvillimi i audio-librave
🔹 Rezidenca letrare
🔹 Programe për nxitjen e lexueshmërisë
Afati i fundit për aplikim: 4 prill 2025
Të gjithë të interesuarit ftohen të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda afatit të përcaktuar për të përfituar nga kjo mundësi mbështetjeje në fushën e librit dhe kulturës./Katror.info