Në kuadër të aktiviteteve për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë në Mitrovicë shfaqjen “HOPE”, me koreografi nga Sead Vuniqi, shkruan Katror.info.
Ky balet modern trajton temat e shpresës dhe forcës njerëzore, duke sjellë përmes gjuhës së trupit një rrëfim artistik të thellë dhe reflektues.
Shfaqja do të jetë pjesë e festimeve zyrtare dhe synon të përcjellë një mesazh inspirues për publikun, duke kombinuar artin dhe historinë në një interpretim të veçantë skenik.
Kujtojmë se Baleti Kombëtar i Kosovës prezantoi premierën e shfaqjes “HOPE” më 4 shkurt 2025, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për të shënuar Ditën Botërore Kundër Kancerit/Katror.info