Sedani luksoz EQS i Mercedes përfaqëson kryesimin e gamës së makinave elektrike nga prodhuesi me bazë në qytetin gjerman të Shtutgartit. Ai doli në prodhim saktësisht dy vjet më parë, dhe sipas lajmeve aktuale, Mercedes tashmë është duke përgatitur disa ndryshime në model, shkruan Katror.info.
Siç shkruan media britanike Autocar, duke cituar njoftimet zyrtare të vetë prodhuesit, përmirësimet vijnë për prodhimin e modelit duke filluar nga viti i ardhshëm dhe kanë të bëjnë me rritjen e fuqisë dhe diapazonit. Fuqia e prodhimit për modelin EQS 450 4Matic rritet me 27 “kuaj” (në një total prej 355), ndërsa modeli EQS 580 4Matic fiton 20 kuaj fuqi shtesë (duke u rritur në një total prej 536). Pas kësaj rritje, versioni sedan do të jetë i barabartë në fuqi me versionin EQS SUV në të njëjtat variante.
Variantet e lëvizjes me katër rrota do të pajisen me një njësi ndërprerëse (DCU) që lejon që njësia e drejtimit të përparmë të shkëputet me mbytje të lehta për efikasitet më të madh. Si rezultat, sipas WLTP, EQS 450 4Matic supozohet se mund të marrë një distancë prej 22 km shtesë dhe, sipas të dhënave të prodhuesit, rrit gamën totale nga maksimumi i mëparshëm prej 697 km në 719 km. PKëto modele përdorin një bateri me të njëjtin kapacitet prej 107.8 kWh.
Një përmirësim tjetër do të jetë instalimi i një pompe nxehtësie në vend të kompresorit aktual të ajrit konvencional. Falë shkallës së lartë të efikasitetit, kjo është mënyra më efikase për ngrohjen e një automjeti elektrik në temperatura të ftohta të jashtme.
Edhe pse në fillim të këtij viti pati njoftime se këto ndryshime do të nisin këtë verë, tani për tani thuhet se mund t’i presim në modelet që do të prodhohen nga viti i ardhshëm./Katror.info