Kreatori i njohur kosovar, Valdrin Sahiti, njihet për punën e tij unike dhe njohjen ndërkombëtare. Së fundmi ai ka stiluar një veshje për divën me famë botërore, Jennifer Lopez.
Kjo veshje brilante erdhi për Festivalin e Filmit në Sundance. Sahiti është emër i kërkuar nga shumë figura të famshme ndërkombëtare.
Kujtojmë se Festivali i Filmit Sundance 2025 po mbahet nga 23 janari deri më 2 shkurt në Park City dhe Salt Lake City, Utah. Ky festival është një ngjarje e rëndësishme për kinemanë e pavarur dhe prezanton një gamë të gjerë filmash nga regjisorë të rinj dhe të njohur./Katror.info