katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    BE thellon mbështetjen për sigurinë kibernetike në Shqipëri
    45 minutes ago
    Macron do të shtyjë përpara ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç
    1 hour ago
    Qeveria e Kosovës e gatshme të pranojë kërkesën e Amerikës për emigrantët
    2 hours ago
    As në tentimin e 30-të nuk ka konstituim të Kuvendit
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Ekonomisë sqaron procesin e ankandit për parkun diellor 100 MW
    1 hour ago
    Punëtori për feminizmin në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave” nga QKRMT
    2 hours ago
    Filloi regjistrimi falas në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”
    3 hours ago
    Kosova mirëpret Konferencën për Bujqësinë Organike
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër
    3 hours ago
    OpenAI dyfishon të ardhurat vjetore, arrin 10 miliardë dollarë
    4 hours ago
    Shkodra Elektronike hap edicionin e 13 të FemArt
    5 hours ago
    Teatri i Mitrovicës u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Rumani
    17 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    2 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    6 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    6 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    6 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    6 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    7 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    40 minutes ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    7 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: John Belushi, shqiptari që revolucionalizoi muzikën blues
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

John Belushi, shqiptari që revolucionalizoi muzikën blues

Last updated: 03/09/2023 5:38 PM
453 Shikime
Shpërndaje
Foto: www.newrepublic.com

Blues (Bluz) është një stil muzikor që e ka origjinën në komunitetin e skllevërve afrikano-amerikanë nga jugu i Shteteve të Bashkuara dhe daton nga viti 1860. Blues është muzikë laike me baza në ungjij shpirtërorë. Ndryshe nga spiritualët, në blues-in origjinal theksi kryesor ishte te këndimi solo. Zëri solo u shoqërua më vonë nga një instrument muzikor, shumë shpesh harmonikë goje, një kitarë, piano ose trumpetë.

Fjala blues në anglisht shpreh një gjendje të pikëlluar, dëshpëruar, të trishtuar, e cila karakterizon edhe shumë këngë blues. Megjithatë, sot në blues ka këngë me përmbajtje gazmore, shakaje apo seksuale, por është një nga karakteristikat përcaktuese të zhanrit që teksti shpreh ndjenjat në vend që të tregojë një histori. Blues është akuzuar si “muzika e djallit” dhe për nxitje të dhunës dhe sjelljeve të tjera të këqija.

Në fillim të shekullit të 20-të, bëhej fushatë që blues-i të konsiderohej i pavlerë, veçanërisht pasi audienca e bardhë filloi të dëgjonte bluz gjatë viteve 1920, por gjërat shkuan në drejtim të kundërt.

Mundesh me e lexu edhe…

Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi

Blues ndikoi në krijimin e soul muzikës, gjithashtu dha bazën për xhazin, ragtime, soul, rock and roll, hard rock, reggae dhe stile të tjera të muzikës të popullarizuar evropiane perëndimore, ndikoi në shumë kompozitorë të muzikës klasike dhe ishte një bazë indirekte për muzikën hip hop ose pop, veçanërisht dega e quajtur R&B (Rhythm and Blues).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga tonet e para të kitarës së Robert Johnson në ‘’Crossroads’’ nga vitet 1930, i cili thoshte se shpirtin ia ka shitur dreqit në udhëkryq për t’u bërë blues kitarist i mirë, e deri te Elvis Presley, Janis Joplin, Prince e Michael Jasckson e edhe sot te Beyonce e Rita Ora, ADN – ën muzikorë e kanë në Blues.

Derisa performues të famshëm si Rolling Stones, Led Zeppelin, Joe Cocker, Boonie Rait, Eric Clapton, thithnin nga muzika blues dhe krijuan  vepra të paharruara, ata më  meritorët, siç ishin, BB King, Muddy Watters, Johny Lee Hooker, Big Mama Thornton, Sister Rosseta, Aretha Franklin etj, ishin nën hijën e famës së kolegëve të tyre të bardhë.

Ishte kjo koha kur Blues ngadalë kalon nga hapësirat rurale të deltës së Misisipit dhe fushave të pambukut në qendra urbane në New Orleans, Detroit dhe para se gjithash në Çikago ku blues edhe “elektrifikohet” (kitara elektrike, piano elektrik etj.)

John Bellushi, me preardhje nga Shqipëria, (prindërit e tij ishin emigrantë nga Korça) ishte multitalent në skenën artistike të Çikagos, aktor, humorist, këngëtar dhe muzikant. Ai ishte një nga shtatë anëtarët e kastit origjinal të NBC ë ”Saturday Night Live’’, show, i cili ende mban primatin si shfaqje më e famshme në histori të televizioneve amerikane.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Saturday Night Live bëri emër nga Bellushi, ai ishte i gjithanshëm dhe i ndihmoi NBC edhe pse ishte nga perëndimi i mesëm i Shteteve të Bashkuara, kishte mbipeshë, nuk kishte mbaruar fakultet, ishte etnik, e edhe më mirë ishte etnik shqiptar në kohën kur shumica nga ne nuk dinim as çka është Shqipëria, kujton bashkëshortja e Bellushit, Judith Bellushi Pisano në biografinë  “E veja e samurajit’’. Gjatë gjithë karrierës së tij, Bellushi pati një miqësi personale dhe artistike me shokun e tij, Dan Aykroyd.

Bellushi dhe Aykord kishin disa filma të sukseshëm pas vete, kur vendosin të themelonin grupin muzikor Blues Brothers, si grup i cili do të “nxehte” publikun para fillimit të Saturday Live Night. Bellushi ishte i irrituar me disko muzikën që gjatë viteve të 70-ta nuk hiqej nga televizionet amerikane. Në vitin 1978, grupi publikoi albumin e tyre debutues, “Briefcase Full of Blues’’ (Çanta plotë me Blues).

Shumë shpejt grupi fiton epitetin e kultit dhe mënyra e sinqertë dhe energjike e aktrimit humorit dhe këndimi i John Bellushit e bën atë artistin ndër më të kërkuarit e asaj kohe. Ishte aq I kërkuar sa që Universal Studio ndan ekstra buxhet për kokainë për nevojat e Bellushit gjatë filmimit të Blues Brothers, filmi i cili ndryshon gjithçka për Blues muzikën.

The Blues Brothers është një film komedi aksion muzikor me elemente parodie me regji nga John Landis. John Belushi luan në rolin e “Joliet” Jake Blues dhe Dan Aykroyd në rolin e vëllait të tij Elwood, personazhe të zhvilluara nga skica muzikore e “The Blues Brothers” në seritë e NBC Saturday Night Live. Skenari i shkruar nga Aykroyd dhe Landis zhvillohet në dhe rreth Çikagos.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Historia është një tregim i shpengimit për të dënuarin e liruar me kusht, Jake dhe vëllain e tij të gjakut Elwood, të cilët u nisën në “një mision nga Zoti” për të parandaluar mbylljen e jetimores katolike romake në të cilën ata u rritën.

Për ta bërë këtë, ata duhet të ribashkojnë grupin e tyre R&B dhe të organizojnë një koncert për të fituar 5000 dollarët e nevojshëm për të paguar faturën e tatimit në pronë të jetimores. Gjatë rrugës, ata janë në shënjestër nga një “grua misterioze” vrasëse, nga një grup neo-nazist dhe nga një grup Contry Western, ndërkohë që ndiqen pamëshirshëm nga policia e Çikagos e edhe armata e SHBA – së i bashkohet kësaj ndjekjeje. E në këtë ndjekje Vllezërit Blues gati se e shndërrojnë tërë qytetin e Çikagos në gërmadha.

Gjithsej103 makina u shkatërruan gjatë xhirimeve. Ata mbajtën rekordin botëror për numrin e makinave të shkatërruara në një film deri atëherë. Ndërsa shumë filma ndërtojnë maketa, objekte gjigante për t’i shkatërruar për qëllime xhirimi, The Blues Brothers shkatërruan një qendër tregtare reale.

“Jam krenar të them se ne ishim filmi i parë që shkatërroi një qendër tregtare,” tha më vonë regjisori Landis.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Posterët promovues i bënin jehonë një rreshti nga filmi, duke thënë “Ata nuk do të kapen kurrë. Ata janë në një mision nga Zoti”. Në film ka shumë ironi, vëllezërit Blues në film e përshkruajnë kryemurgeshën në jetimore si “Pinguina e trashë” dhe një nga rreshtat shumë të cituar nga filmi është kur Bellushi i thotë personazhit të Cab Calloway: “Curtis, unë nuk dua të dëgjoj kopardha predikuese duke më folur për Parajsën dhe Ferrin, vetëm dua t’i mbledhi 5000 dollarë për jetimoren.”

Në vitin 2010, për paradoks ose rastësisht, gazeta zyrtare e Vatikanit, L’Osservatore Romano, e shpalli filmin një “klasik katolik”, duke vlerësuar performancën e Belushit.

Policët në film nuk i donin Jake dhe Elwood Blues, por Departamenti i vërtetë i Policisë së Çikagos e donte John Belushin. Producenti dhe shkrimtari Mitch Glazer madje kujton rastet kur oficerët e policisë e njihnin Belushin në rrugë dhe i ofronin vozitje për shtëpi. Mjaftonte që Bellushi të ngrihte dorën si për taxi dhe policia ndaleshin dhe e merrnin me vete. Aykroyd madje shkoi aq larg sa e quajti Belushin “kryebashkiaku jozyrtar i Çikagos”

Muzika ‘live’ në film, me performancat nga Cab Calloway Ray Charles, James Brown, Aretha Franklin, Chaka Khan dhe John Lee Hooker, (të gjithë këta të lindur në varfëri dhe në segregacion), Këngët si “Soul man’’ dhe “Everybody need somebody” të interpretuar nga Bellushi sot konsiderohen klasikët e blues-it. Asnjëherë më herët Blues Muzika nuk ka tingëlluar aq e sinqertë si në këtë film. Hareja, lumturia, pikëllimi, zhgënjimi, jeta e rëndë të gjitha janë aty, por të gjitha me humor deri në absurditet, dhe të gjitha këto nëpërmjet Blues muzikës. Këngëtarët e rrugës, vallëzuesit e rrugës –  të gjithë paraqesin magjinë që Blues e ke në vete.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përveç kësaj, Brothers kanë një grup të klasit të lartë në Blues që përfshin muzikantët Steve Cropper, Donald ‘Duck’ Dunn, Murphy Dunne, Willie Hall, Tom Malone, Lou Marini, Matt Murphy, Alan Rubin dhe Paul Reubens, dhe përcjelljet zanore nga Elmore James me Louis Jordan, Kitty Wells dhe Sam & Dave.

Pas këtij filmi Bluesi gjithçka ndryshon për Blues muzikën, suveniret, albumet, dhe fanelat e Blues Brothers shiten në Japoni, Australi ose Afrikë njejte si në Shtetet e Bashkuara. Bluesi e kishte muzikën John Bellushi dhe Dan Aykord ia dhanë edhe dukjen. Albumet burimore të Blues muzicienteve fitojnë popullaritet të paparë, në shumë raste më shumë se të muzicientëve të bardhë që interperetonin këngët e tyre.

Ende sot mund të shihen muzicient rruge me kostume Blues Brothers duke intepretuar këngët e tyre në rrugët e metropoleve botërorte. Shumë manifestime dhe festivale mbahen në nder të tyre. Performancë më e pazakonshme që ndonjë film e ka pasur ndonjëherë ka ndodhur në Australi ku The Blues Brothers është shfaqur rregullisht në kinemanë Valhalla të Melburnit të premteve në mbrëmje gjatë tërë viteve 1980 dhe ’90, ku rreth 400 fansa të veshur me kostum të Blues Brothers do ta shikonin ndërsa 30 aktorë lokalë rikrijonin skenat gjersa filmi shkonte, dhe të gjithë bashkë këndonin kur shkonin pikat muzikore.

Në Japoni më 1993 krijohet videoloja nintendo Blues Brothers. Regjisori John Landis pat thënë se filmi ishte i pari që fitoi më shumë para jashtë shtetit sesa në SHBA.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Filmi Blues Brothers u zgjodh për t’u ruajtur në Regjistrin Kombëtar të Filmit të Shteteve të Bashkuara nga Biblioteka e Kongresit si “kulturalisht, historikisht dhe estetikisht” domethënës për Shtetet e Bashkura, dhe sot konsiderohet si njëri ndër filmat më “Cool’’ ndonjeherë.

Ndërsa grupi shndërrohet në një lloj institucioni, ende ekziston dhe ende performon me anëtarë dhe krijues të rinj, mbi 40 muzicient të ndryshëm kanë performuar në periudha të ndryshme. Shpesh grupit për përvjetore dhe festivale të ndryshme i ribashkohet Dan Ayjord dhe Jim Bellushi vëllau i John Bellushit, po ashtu aktor i mirënjohur. Studio Atlantik Records ende i riboton albumet e grupit.

Në orët e hershme të mëngjesit të 5 marsit, Belushi u vizitua veçmas nga miqtë e tij  Robin Williams dhe Robert De Niro, e më vonë edhe nga Cathy Smith, vokaliste përcjellëse e Rrock grupeve të ndryshme, por edhe dillere e drogës. Bellushi askohe ishte i varur nga kokaina, dhe Cathy Smith ishte ajo që e injekton Bellushin me speedball, përzierje e kokainës me heroinë, që ishte fatale për Bellushin.

Ai atë pasdite vdes. Ishte vetëm 33 vjeç. Smith arratiset në Kanada pasi që ishte kanadeze, ajo kthehet në Shtetet e Bashkuara në qershor të 1986, kur pranoi një marrëveshje për pranimin e fajësisë duke u deklaruar fajtore për vrasje të pavullnetshme. Ajo shërbeu 15 muaj burg. Smith mbetet e famshme me titullin mbi intervistën e saj në National Enqurier “I killed John Belushi. I didn’t mean to, but I am responsible.” (Unë e kam vrarë Gjon Belushin, nuk kam dashur, por jam përgjegjëse).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E veja e Belushit, Judith, organizoi një funeral tradicional shqiptar të krishterë ortodoks që u drejtua nga një prift shqiptar. Ishin të trishtuara imazhet e aktorëve Bill Murray dhe Dan Aykord duke vajtuar mbi arkivolin e John Bellushit.

Guri i varrit të Belushit ka një epitaf me një kafkë dhe kocka të kryqëzuara me mbishkrimin: “Mund të kem vdekur, por Rock and Roll jeton”. Trupi i tij u hoq dhe u rivarros në një varr të pashënuar aty pranë për shkak të tifozëve që hidheshin në varrin e tij origjinal. Guri i varrit të nënës së Belushit ka emrin e Belushit të gdhendur në të dhe kështu shërben si një cenotaf.

Varri i John Belushit

Belushi ishte planifikuar të prezantonte Oscarin e parë për efektet vizuale më të mira më1982 me Dan Aykroyd. Aykroyd e prezantoi çmimin i vetëm dhe nga foltorja tha: “Partneri im, do të kishte dashur të ishte këtu sonte për të dhënë këtë çmim, pasi ai vetë ishte efekt vizual në vete.”

Jeta e Belushit u detajua në dy libra: biografia e vitit 1984 Wired: ‘’The Short Life and Fast Times of John Belushi’’ (Jeta e shkurtër dhe koha e shpejtë e John Bellushit) nga Bob Woodward, publicist i famshëm për raportimin e aferës Watergate dhe libri me kujtime “E veja e Samurajit’’ nga e veja e tij Judith.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Libri i Woodward u adaptua në një film me të njëjtin emër në vitin 1989, i cili u denoncua nga Aykroyd dhe Judith.

Eddie Money shkroi “Passing by the Graveyard’’ (Duke kaluar pranë varrezave) (Këngë për John B.)”, nga albumi i tij i vitit 1982 “No Control’’, në nderim të Belushit. Grupi thrash metal Anthrax shkroi një këngë për Belushin në albumin e tyre të vitit 1987 Among the Living, të titulluar “Efilnikufesin. Edhe në shtetet komuniste atëbotë Bellushi ishte legjendë. Grupi polak Lady Pank ka realizuar një këngë “John Belushi” për albumin e tyre të vitit 1988 ‘’Tacy sami’’ (I njëjti), me referenca. për prejardhjen e tij shqiptare.

Belushi është portretizuar nga aktorët Eric Siegel, Michael Chiklis, John Gemberling dhe Chris Farley, i cili ishte shumë i ndikuar nga Belushi. Ai vdiq në 1997 në moshën 33-vjeçare për shkak të një mbidoze droge, e cila ka nxitur shumë krahasime midis Belushit dhe Farley.

Ylli i Belushit në Hollywood Walk of Fame vendoset në vitin 2004, në Hollywood Boulevard. Në vitin 2006 Biography Channel transmetoi dokumentarin “Final 24’’, që ndjek Belushin gjatë 24 orëve të fundit që çuan në vdekjen e tij. Katër vjet më vonë, Biography transmetoi një dokumentar të plotë biografik të jetës së Belushit.

Në vitin 2015, Belushi u rendit nga Rolling Stone si aktori më i madh i të gjitha kohëtave në Saturday Night Live. Edhe atdheu i origjinës së tij Shqipëria, më 2008 e nderon me një pullë postale me portretin e tij. John Bellushi në momentin e vdekjes më 1982 ka qenë i rezervuar për shumë realizime muzikore dhe 11 filma të ardhshëm deri më 1986 në mesin e tyre  “Ghostbusters’’ dhe ‘’Once Upon a Time in Amerika’’ (Na ishte një herë në Amerikë)./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:aktorBluesJohn BellushipeoplerockSaturday Live Showtoptophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Nuk ka vend për import – Në Shqipëri shtohen sipërfaqet e mbjellura me kivi
Artikulli i ardhshëm Foto: TvKlan “Love Island Albania” nis sot

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër

8 Shikime
People

OpenAI dyfishon të ardhurat vjetore, arrin 10 miliardë dollarë

5 Shikime
People

Shkodra Elektronike hap edicionin e 13 të FemArt

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?