Këngëtari dhe producenti amerikan Justin Timberlake ka shkaktuar zhurmë në rrjet së fundmi pas lëvizjes së tij për t’u shkëputur nga rrjeti social Instagram.
Artisti ka fshirë çdo postim nga llogaria e tij, duke krijuar një pikëpyetje të madhe dhe duke i revoltuar kështu fansat e tij. Ata i janë kundërvënë yllit muzikor i cili fillimisht fshiu komentet nëpër postimet e pakta që kishin mbetur, e më pas vendosi të fshinte të gjitha postimet.
“Nuk duhet ta kishte bërë këtë”, ka shkruar një fans në X.
“Ndoshta ky është viti i tij dhe po përgatitet për ndonjë projekt të ri muzikor”, ka shkruar një tjetër.
Këngëtari nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me këtë veprim, por aludimet të çojnë në dy arsye; I pari lidhet me përgatitjen e ndonjë projekti të ri muzikor, ndërsa tjetri lidhet drejtpërdrejtë me marrdhënien që ai ka pasur me ish-të dashurën e tij, Britney Spears, pasi disa muaj më parë kjo e fundit publikoi disa të dhëna nga marrëdhënia e tyre./Katror.info