Katror Media, platforma e parë e lajmeve të mira dhe gazetarisë kosntruktive në Kosovë po merr pjesë në Panairin e Ekonomisë Qarkore, një ngjarje kjo një-ditore e krijuar për të bashkuar mbi 20 kompani që janë të angazhuara në praktikat e ekonomisë qarkore.
Në këtë panair, Katror Media po e prezanton punën e vet në promovimin e çështjeve mjedisore përmes produkteve multimediale të publikuara në platformën www.katror.info si dhe në të gjitha rrjetet sociale.
Organizuar nga Rilindja Gjelber, Panairi shërben si një platformë për të shfaqur zgjidhje inovative që kontribuojnë për një të ardhme më të qëndrueshme, duke ofruar mundësi të rrjetëzimit dhe duke frymëzuar bashkëpunimin midis bizneseve, politikë-bërësve dhe komunitetit.
Panairi i Ekonomisë Qarkore organizohet në kuadër të projektit “Ekonomia Qarkore për Tranzicionin e Gjelbër në Kosovë (CE4GT)” dhe është një iniciativë trevjeçare për ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve dhe NVM-ve për të ndikuar në reformat politike drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe të gjelbër./Katror.info