katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    1 hour ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    2 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    57 minutes ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    2 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    2 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 hour ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    17 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    17 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    17 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    2 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kineasti hollywoodian në Prishtinë: Instinkti është gjithçka në film
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Kineasti hollywoodian në Prishtinë: Instinkti është gjithçka në film

Last updated: 04/12/2024 11:22 AM
44 Shikime
Shpërndaje
Festivali Art Without Limits / Foto: KOHA

Në listën e filmave për të cilët ka pasur në rolin e kameramanit e më vonë edhe si regjisor sikurse rasti me “Rambo III” , janë edhe “Legend”, “Superman”, “Batman”, “Pink Panther”, “Cabaret”, “Harry Potter”, “The Empire Strikes Back”, “Guardians of the Galaxy”. Ingrid Bergman, Tom Cruise, Jack Nicholson, Ridley Scott, Sean Connery, janë disa prej emrave me të cilët ka punuar. Karriera e Peter MacDonald (85) është shkollë filmi. Por, sipas tij, nuk ka libër që e mëson realizimin e filmit. Instinkti dhe sheshi i xhirimit janë formula. Për të nuk ka film të keq. I ftuari i nderit e kryetari i jurisë në festivalin “Art without limit” në Prishtinë ka zbuluar disa prej prapaskenave të filmave ikonikë në të cilët ka punuar, shkruan KOHA.

Emri i shquar i kinematografisë hollywoodiane, regjisori, kineasti e producenti britanik, Peter MacDonald, në Prishtinë ka zbërthyer një pjesë të retrospektivës së karrierës së tij. Veprimtaria prej më shumë se një gjysmëshekulli është zbërthyer sipërfaqësisht në një ligjëratë si bashkëbisedë me publikun. Në figurën e tij projektohen filmat epikë të skenës së kinematografisë e ata me të cilët është rritur pjesa më e madhe pjesëtarëve të publikut në kinemanë “Armata”. 

Foto: KOHA

MacDonald ka ndarë rrëfime e histori që kthejnë vite pas në shesh-xhirimet e filmave që i kanë rezistuar kohës dhe ndiqen brez pas brezi. Të rritur e të rinj janë bërë një në punëtorinë që është zbërthyer si ligjëratë të martën pasdite. 

Mundesh me e lexu edhe…

Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17

E tillë është filmografia e MacDonald. Nis nga filmat “Pink Panther” e “Superman” e deri në ata aksion e aventuristë. Debutoi si regjisor me “Rambo III” me Silvester Stalonen. Prej emrave të shquar me të cilët ka punuar janë edhe  Ingrid Bergman, Tom Cruise, Jack Nicholson, Ridley Scott, Sean Connery e të tjerë. 85-vjeçari MacDonald në ngjarjen që është mbajtur në kuadër të edicionit të pestë të festivalit ndërkombëtar të filmit “Art without limit” zgjerohet duke folur për rëndësinë e filmit të parë pa dallim në kualitetin e tij, pozitën e personave me nevoja të veçanta në këtë fushë duke u kthyer te fillet e karrierës së tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ka kujtuar momentin kur kishte punuar për herë të parë një film – “A night to remember”, nën regji të britanikut Roy Ward Baker. 

“Desha t’ ju tregoj një storie se si herën e parë kam punuar në një film që ka pasur tematikën e fundosjes së ‘Titanikut’. Gjatë xhirimeve ka ndodhur një aksident i vogël ku, duke u munduar ta mbërrij kamerën, u rrëzova dhe në ato momente kam menduar se më ka përfunduar karriera. Mendova se regjisori do të jetë shumë i mërzitur me mua, por ishte krejt e kundërta. Ai më ka kërkuar specifikisht mua që të punoja në projektin e ardhshëm dhe si përfundim kemi bashkëpunuar për 20 vjet me radhë”, ka thënë MacDonald. 

Kjo ka qenë deklarata e tij pasi ka vlerësuar se nuk ka libër që specifikon rregullat se si të bëhet regji në industrinë e filmit. Ka thënë se në shumicën e kohës ajo ndodh instinktivisht, se pjesa më e madhe është talent dhe një pjesë e vogël është ndihma që merr nga ekipi dhe të tjerët. 

Në shesh-xhirim ka pasur përvoja të ndryshme derisa ka punuar si operator i kamerës e drejtor fotografie. Nga publiku është pyetur edhe se cilat kanë qenë përvojat më të mira e ato më të vështira në punën e tij me regjisorë të ndryshëm. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ndër regjisorët që ka qenë më së shumti kënaqësi për të punuar ka qenë ai i ‘Pink Pantherit’ dhe ndoshta më i vështiri ka qenë ai me të cilin kemi punuar në filmin ‘Murder on the Orient Express’. Çfarë e dallon një regjisor të vështirë prej një regjisori të mirë është ndoshta që regjisorët e vështirë shkojnë të papërgatitur në shesh-xhirim dhe bazohen më shumë në forcat e ekipit. Nuk kontribuojnë mjaftueshëm, gjë që është e padrejtë edhe për pjesën tjetër të ekipit që punon aty. Kjo dikon në projekt dhe normalisht që ka pasoja”, ka thënë MacDonald nga skena e “Armatës”. 

Kur flitet për regjisorët, shkrimtarja, filmbërësja, fotografja e kineastja Madelyn Most, që është bashkëshortja e Peter MacDonaldit, ka thënë se ky i fundit ka qenë i veçantë jo vetëm për nga aspekti profesional, por edhe për mënyrën e qasjes së tij nga ana personale, se si ai ndërvepron me personat me të cilët punon. 

“Në çdo shesh-xhirimi – e  ka pasur rastin të punojë në sete të ndryshme –  në filma që kanë qenë me 300 milionë dollarë, me projekte shumë të mëdha –  ajo që e ka dalluar atë nga pjesa tjetër e setit ka qenë se ishte në një nivel tjetër të besimit dhe të sinqeritetit me ekipin dhe me regjisorin e filmit në fjalë. Gjithmonë ka qenë person të cilit mund t’ia besosh çfarëdo lloj detyre, sepse kur ia ke lënë në dorë atij, ke mundur të flesh rehat pasi detyra do të jetë e kryer”, ka thënë Most derisa ka zbërthyer tiparet e MacDonald. 

“I kanë munguar arroganca, sjellja që ta sjellë suksesi, gjë që ka qenë një prej arsyeve pse ka mbërritur majat e suksesit. Personat që kanë qenë arrogantë, që u është rritur mendja, kanë stagnuar, ndërsa Peter veç ka avancuar duke e bërë punën e tij si zakonisht”, ka thënë ajo më tej. 
Në festivalin që u dedikohet personave me nevoja të veçanta, MacDonald ka kujtuar aktorin që e kishte luajtur Supermanin, amerikanin Christopher Reeve, i cili në vitin 1995 u paralizua nga qafa e poshtë pasi u rrëzua nga kali gjatë një gare kuajsh në Virginia. Mbeti në karrocë dhe deri në vdekje, më 2004, mbajti maskë oksigjeni. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është shumë me vend të diskutohet pjesa e Christofer Reeve, aktorit që ka luajtur ‘Supermanin’, duke qenë që jemi në një festival që u dedikohet personave me nevoja të veçanta. E dimë që ai pati një aksident pasi u xhirua filmi, kur u rrëzua duke kalëruar dhe prej atij momenti mbeti i paralizuar”, ka thënë MacDonald. 

Ka thënë se i admiron personat me nevoja të veçanta për mënyrën sesi përherë synojnë t’ia dalin mbanë. 

“Gjithmonë më ka bërë përshtypje sesi pa marrë parasysh vështirësitë, thjesht vazhdojnë ta jetojnë jetën e tyre pa u penguar dhe pa i vënë vështirësitë e tyre në fokus. Thjesht vazhdojnë të jetojnë, si përherë. Kjo na bën ne të tjerëve të mendojmë se si nganjëherë s’jemi mosmirënjohës dhe pse bëhemi nervozë me gjëra shumë më të thjeshta”, ka thënë MacDonald. 

Duke u ndërlidhur në të njëjtën temë, Madelyn Most ka thënë se në shumë raste personat me nevoja të veçanta janë shumë më të mirë në rolet e tyre në filma të ndryshëm. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në industrinë e filmit, në shumë raste, kemi persona me disleksi apo me autizëm që punojnë në role të ndryshme e që i bën ata edhe më të mirë duke qenë se e kanë një pikëpamje tjetër, një fokus shumë më të theksuar kur punojnë si dhe sjellin ide shumë më kreative. Kjo deri vonë nuk është diskutuar. Ka pasur njerëz me probleme të tilla, por bota ka qenë më e stigmatizuar dhe vite e vite më pas të gjithë e shprehin”, ka thënë Most. 

Duke folur për filmin në përgjithësi, MacDonald ka thënë se secili film sjell një përvojë të re në karrierën e një kinematografi. 

“Më pëlqen të shoh filma pa marrë parasysh të mirë apo të këqij. E shfrytëzoj si mundësi që kur shoh skenat edhe pas shumë vjetësh, më kujtohet dhe e shfrytëzoj për përvojën time personale. Secili film që e sheh e ka kontributin e tij”, ka thënë MacDonald, që ka punuar në filma të suksesshëm si: “Guardians of the Galaxy”, “The Bourne Ultimatum”, “Harry Potter and the Prisoner of Azkaban” e “The Empire Strikes Back”.

Përvoja dhjetëvjeçare si operator i kamerës për kineastin e njohur Geoffrey Unsworth duke punuar në filma si “Superman”, “The Return of the Pink Panther”, “Murder on the Orient Express” dhe “Cabaret”, ka qenë përcaktuese në karrierën e tij.  Pas vdekjes së Unsworth më 1978, MacDonald punoi si ndihmësregjisor e si kinematograf. Debutimi i MacDonald si regjisor erdhi me filmin “Rambo III” të vitit 1988. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në Prishtinë ka rrëfyer momente specifike, prapaskena të filmave ikonikë të kinematografisë botërore. Një pjesë e mirë e të pranishmëve kanë qenë fëmijë. Pyetjet e tyre kryesisht janë ndërlidhur me “Superman”, nën regji të Richard Donner. Madelyn Post ka folur për sekuencat nga xhirimet e filmit. 
“Ka qenë e vështirë mënyra se si është bërë. Është lidhur aktori me mjete dhe ashtu është xhiruar. Por pjesa interesante ka qenë që përpos se aktori ka qenë i lidhur në ato pjesët e fluturimit, ka qenë edhe Peter gjithashtu në sinkron. Kështu që edhe ai e ka pasur eksperiencën gati si aktori kryesor. Kur kaskaderi ka provuar ta bëjë skenën e fluturimit, i është dukur shumë keq, nuk i ka pëlqyer aspak dhe ka insistuar që aktori kryesor ta bëjë vetë atë skenë pasi që ka qenë gati magjike. Pasi ka qenë hera e parë që është bërë, njerëzit kanë menduar që me të vërtetë është dikush duke fluturuar. Ka qenë gjë shumë revolucionare”, ka thënë ajo. 

Krejt në fund të ligjëratës ajo ka folur për kinematografinë e sotme. Sipas saj, sot filmit dokumentar duhet t’i jepet vëmendje. 

“U besoj më shumë filmbërësve të dokumentarëve sesa politikanëve. Në të njëjtën kohë, më shumë filmave dokumentarë sesa atyre fiksion, sepse jetojmë në një kohë kur media vazhdimisht shpërndan propagandë, na gënjejnë. Kemi media që askush nuk i trajton dhe mendoj se personat që bëjnë dokumentarë japin një kontribut shumë më të madh për shoqërinë sesa regjisorët e zhanreve të tjerë, kështu që ata duhet të kenë mbështetjen tonë”, ka thënë ajo./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Art without LimitsfestivalikineastipeoplePeter MacDonaldregjisoritop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sot zhvillohen 15 ndeshje në kuadër të 1/8 të Kupës së Kosovës
Artikulli i ardhshëm Nga maji, WhatsAppi nuk do të funksionojë në këto modele të iPhone

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

4 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

31 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?