Në Ditën Evropiane të Kinemasë Arthouse, më 17 nëntor 2024, 700 kinema dhe ambiente kulturore të filmit në më shumë se 40 vende të botës do të bashkohen për të marrë një qëndrim për demokracinë, diversitetin kulturor dhe dialogun përtej kufijve dhe kulturave.

Në këtë ditë të përbashkët (artcinemaday.org), kinematë në mbarë botën do të ofrojnë një program të larmishëm projektesh dhe aktivitetesh, duke theksuar bukurinë e diversitetit kulturor të filmit dhe rëndësinë e angazhimit demokratik. Përballë rritjes së ndjenjave anti-demokratike, populizmit dhe polarizimit, dhunës dhe paragjykimeve në rritje ndaj pakicave, disidentëve dhe profesionistëve të filmit dhe kulturës, ne – Lëvizja Globale e Arthouse-it – qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë për të mbrojtur idealet e një shoqërie të lirë dhe të hapur dhe të dialogut të respektueshëm përtej kufijve dhe kulturave, njofton Dokufest.
Kinematë që marrin pjesë në Ditën e Kinemasë Arthouse ftojnë të gjithë të bashkohen me ta për të marrë një qëndrim për një shoqëri të lirë, të respektueshme dhe të hapur duke shkuar në kinema në Ditën e Kinemasë Arthouse.
“Ne në kinemanë DokuKino po marrim pjesë në Ditën e Kinemasë Arthouse. Me ç’rast ftojmë vizitorët tanë të na bashkohen për programin tonë të veçantë në këtë ditë të rëndësishme. Programi përmban filmin: “SOUNDTRACK TO A COUP D’ETAT”, thuhet ne njoftim./Katror.info