Klubi Interact M3 ka realizuar një projekt të ri, duke dhuruar 70 dhurata për fëmijët në nevojë, projekt i cili ka filluar në vitin 2019 me iniciativën e Fitore Shrock dhe ka evoluar në një traditë të bukur për të sjellë gëzim te fëmijët në nevojë gjatë festave.
Edhe pse këtë vit Fitore s’ishte pjesë e projektit, Klubi Interact M3 ka vazhduar kauzën dhe ka mundësuar realizimin e saj.
Përmes këtij projekti, janë mbledhur dhe shpërndarë 70 dhurata për fëmijët e @balkansunflowers_kosova, të cilat përfshijnë ushqime, ëmbëlsira, pije, dorëza, rroba, kape, shallë, furça dhëmbësh, libra, lodra, clips për flokë dhe markerë për ngjyrosje. Dhuratat janë menduar për të sjellë një buzëqeshje më shumë për fëmijët gjatë periudhës së Krishtlindjeve.
Projektin e mundësuan sponsorizuesit Rotary Club Prishtina International, @logiscool.prishtine, dhe @eliabmarket, si dhe me mbështetjen e Anisa Ismaili dhe Fitore Shrock, të cilat kanë ndihmuar në organizimin dhe realizimin e intervistave. Pa këtë mbështetje, ky projekt nuk do të ishte realizuar.
Klubi Interact M3 shpreh falenderimet e tij për çdo anëtar dhe antare të tij për përkushtimin dhe punën e bërë. Ky projekt ka përforcuar mesazhin e dhurimit dhe ndarjes gjatë festave të fundvitit./Katror.info