Është zbuluar koleksioni mahnitës i makinave të Mbretit Abdullah të Jordanisë, duke përfshirë një Rolls-Royce me vlerë prej 2.32 milionë eurove (2 milionë funte) të vitit 1954 dhe një Bugatti Veyron me vlerë prej 1,02 milionë eurove (885 mijë funte).

Mbreti i Jordanisë pasionin e tij për veturat e trashëgoi nga babai i tij i ndjerë, Hussein bin Talal – i cili ishte një adhurues i madh i tyre.

Më 7 shkurt 1999, Abdullah II bin Al-Hussein mori fronin si Mbret i Jordanisë pas vdekjes së babait të tij. Husein bin Talal i la atij një pasuri dhe një koleksion të mahnitshëm veturash, raporton The Sun.

Shumica e veturave që zotëron Abdullah II janë të trashëguara nga babai i tij, por ai gjithashtu ka shpenzuar një pasuri duke shtuar më shumë automjete në koleksionin e tij të veturave të mrekullueshme.

Koleksioni i tij i veturave varion nga Rolls-Royce Phantom IV i vitit 1954 deri te Mercedes SLR Stirling Moss i vitit 2009. /Katror.info