Komuna e Prishtinës ka shpërndarë sot 60 pajisje bujqësore për fermerët e kryeqytetit, duke vazhduar me hapa konkretë për mbështetje të punës dhe mundit të tyre, shkruan Katror.info.
“Sot shpërndamë 60 pajisje bujqësore për fermerët e kryeqytetit, një tjetër hap konkret në mbështetje e punës dhe mundit të tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Ky investim i rëndësishëm në bujqësi, një sektor që forcon ekonominë lokale dhe jetën në zonat rurale të Prishtinës, tregon angazhimin për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.
Komuna ka njoftuar gjithashtu se nesër do të shpërndahen edhe 30 pajisje bujqësore të tjera për fermerët, duke i dhënë mundësi më të mira për rritjen e prodhimit bujqësor dhe përmirësimin e kushteve të punës./Katror.info