katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Fundjavë me diell – maksimalja 40°C
    32 minutes ago
    Dje Klina regjistroi temperaturë mbi 42 gradë Celsius, edhe sot do jetë vapë
    7 hours ago
    “WTF” – çfarë ndodhi në Anibar 2025?
    16 hours ago
    UP dhe Kolegji i Kirurgëve themelojnë Qendrën për Kërkime dhe Trajnime të Avancuara në Mjekësi
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    36 minutes ago
    EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet mbi biodiversitetin dhe ndikimin klimatik
    16 hours ago
    Rikthehet në funksion Starlink i Muskut
    16 hours ago
    ‘Sunny Hill Festival’ me pikë të shitjes së biletave në sheshin “Zahir Pajaziti”
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    16 hours ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    23 hours ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    24 hours ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    5 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    5 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    17 hours ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    3 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    6 days ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kosova dhe Maqedonia e Veriut drejt integrimit ekonomik, sfidat dhe mundësitë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Kosova dhe Maqedonia e Veriut drejt integrimit ekonomik, sfidat dhe mundësitë

Last updated: 31/03/2025 10:21 AM
45 Shikime
Shpërndaje
Foto: Portal AL

Para se të synohet integrimi në Bashkim Evropian, Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të integrohen më mirë mes vete, duke krijuar një kornizë ligjore të favorshme dhe duke ofruar mbështetje për bizneset vendore.

Kështu thotë drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Durim Zeqiri.

Ai thekson rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve, duke propozuar disa masa kyçe për rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e barrierave që pengojnë zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Mundesh me e lexu edhe…

“Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët

Zeqiri në një intervistë për KosovaPress flet edhe për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për procesin e liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, duke treguar edhe përvojën e Maqedonisë së Veriut në këtë drejtim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai potencon krijimin e një kornize ligjore të favorshme dhe ofrimin e mbështetjes për bizneset vendore për të përmirësuar bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik.

“Biznesi duhet të dëgjohet dhe të përkrahet dhe nëse ka nevojë për infrastrukturë shtesë dhe politika të përbashkëta të mirëfillta mes dy shteteve është e patjetërsueshme që të realizohen. Andaj, para se të synojmë një eurointegrim së pari duhet të integrohemi mes vete. Shumë biznese kosovare tanimë janë prezente në tregun e Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas. Mirëpo, për të lulëzuar gjithçka dhe për t’u realizuar idetë e biznesmenëve dhe afaristëve duhet të ketë parakushte, si infrastruktura, korniza ligjore e mirëfilltë, e cila nuk penalizon, por iu lehtëson bizneseve, si dhe gatishmëria administrative politike për t’i ulur barrierat qofshin ato doganore tarifore, por edhe ato jo tarifore”, tha Zeqiri.

Derisa flet për bashkëpunimin mes dy vendeve, Zeqiri përmend nevojën e unifikimit të procedurave doganore dhe administrative për të mundësuar lëvizje më të shpejtë dhe më të lehtë të mallrave, pasi siç thotë ai, pengesat kryesore në këtë drejtim janë politike, derisa potenciali i vendeve është shumë i madh.

“Do të fillojmë nga tregtia e jashtme. Mendoj se duhet të bëhet unifikimi i procedurave doganore administrative që të kemi lëvizje më të shpejtë dhe më të lehtë të mallrave. Po e citoj një shembull nga një anëtar yni, i cili thotë se, një ton produkt të caktuar për të bartur nga Shkupi në Han të Elezit apo Kaçanik duhet të kalojë nëpër shumë barriera doganore, ndërkaq distanca rrugore është më pak se 15 kilometra. Kjo tregon se kemi një diskrepancë të madhe mes asaj cili është potenciali dhe cilat janë mundësitë. Potenciali është shumë i madh. Unë sidomos për Republikën e Kosovës e vlerësoj si partnerin kryesor tregtar të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq vlerësoj se duhet të jetë e njëjta edhe për Kosovën, për shkak se potenciali është shumë i madh, afërsia gjeografike e bënë të mundshme, mirëpo problemet janë nga më të ndryshmet, qoftë disponueshmëria politike, ekonomike, sociale e më radhë, por në aspektin social kulturor e kemi më të etabluar, për shkak se nga aspekti kulturor jemi shumë të përafërt. Mendoj se, pengesat kryesore janë politike”, tha Zeqiri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në anën tjetër, Zeqiri foli edhe për vendimin e ZRrE-së për procesin e liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë. Sipas tij, shteti duhet t’i jep afat të mirëfilltë, të mjaftueshëm kompanive që të mund të përshtaten në treg.

“Republika e Kosovës duhet të merr shembull edhe për të keq dhe të mirë Republikën e Maqedonisë e sidomos te pjesa e evitimit të gabimeve, të cilat Maqedonia e Veriut i ka realizuar përgjatë proceseve të ndryshme ekonomike. Kjo është disfavorizomi i kompanive vendore karshi atyre që vinë nga jashtë. Kjo nuk ndodh vetëm me energjetikë, por në të gjitha sferat. Do të kisha sugjeruar, duke u nisur nga pikëpamja dhe nga ekspertizat të cilat ne si Odë e ndajmë, vlerësoj se korniza ligjore, shteti në përgjithësi i Kosovës duhet t’i jep afat të mirëfilltë, të mjaftueshëm kompanive që të mund të përshtaten në treg, pra të përshtaten me kornizën ligjore dhe se pastaj ato të mund të konkurrojnë dhe kështu do të jetë efekti i vetëm parësor dhe efekti inicial, i cili edhe synohet të arrihet me liberalizimin e tregut, i cili ka të bëjë me lirimin apo sjelljen e një konkurrence të mirëfilltë në treg, me çka do të ketë edhe energji elektrike më të lirë. Nëse nuk bëhet kështu, vlerësoj që nuk do t’i shkonte përshtati shtetit në rast se shteti nuk ndërhyn dhe t’u asistojë kompanive që do të tregtojnë dhe prodhojnë energji elektrike, e mbase edhe të distribuojnë te kompanitë dhe qytetarët. Nëse këto nuk asistohen, vlerësoj se efekti do të jetë minimal, ndoshta edhe do të ketë kundër efekt, për shkak se nëse një sistem, i cili deri më tani ka funksionuar dhe nëse nuk përmirësohet, cila është ideja e ndryshimit të saj”, shprehet Zeqiri.

Ai vlerëson se kompanitë tregtare në Kosovë duhet të asistohen dhe të mos disfavorizohen karshi investitorëve të huaj potencialë.

“Vlerësoj se kompanitë tregtare në Kosovë duhet të asistohen, t’u jepen përparësi dhe assesi të mos disfavorizohen karshi investitorëve të huaj potencialë, qofshin nga regjioni dhe më lart në rast se ata tentojnë të kyçen në tregun e energjetikës, për shkak se do të dëmtohet konkurrenca e biznesit të vendit dhe kështu nuk do të ketë përfitim shumë as shteti, për shkak se përvoja në Maqedoninë e Veriut tregon se kompanitë e huaja, të cilat kanë investuar qoftë në energjetik, qoftë edhe në sektorët tjerë ekonomikë, tregon se 60 për qind e neto fitimit që ata gjenerojnë e ri-investojnë në shtetin e tyre amë, ndërsa pjesën e ngelur e investojnë në Maqedoninë e Veriut, ku operojnë, kjo tregon se pjesa dërmuese e parave të qytetarëve, të cilat shpenzohen në ato shërbime dalin jashtë vendit. Andaj, shteti duhet të ketë kujdes, ndërkaq liberalizmi i tregut medoemos do të sjellë efektet e saja pozitive”, nënvizon Zeqiri.

Kujtojmë se kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu ditë më parë tha se ky është viti i fundit që kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro në Kosovë, do të furnizohen me tarifa të rregullta.

Vendimi i ZRRE-së, për procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike ka shkaktuar shqetësime të shumta në radhët e bizneseve të Kosovës, derisa kompanitë paralajmërojnë për rritje të kostove dhe çrregullimeve ekonomike, nëse ndodh shpejt ky liberalizim i tregut energjetik./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dje Klina regjistroi temperaturë mbi 42 gradë Celsius, edhe sot do jetë vapë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ka rinovuar kontratën me Mallorcan, Vedat Muriqi zbulon se sa fiton
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    SHBA-ja sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kushtetuesja ua ndalon deputetëve vendimet pas kalimit të afatit 30-ditor
TAGGED:durim zeqiriKosovalajmeMaqedoniatop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Bizneset kundër shtrenjtimit të rrymës, kërkojnë heqjen e TVSH-së në afat të caktuar
Artikulli i ardhshëm Bashkohen Ulqini dhe Velipoja

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Fundjavë me diell – maksimalja 40°C

Lajme

Dje Klina regjistroi temperaturë mbi 42 gradë Celsius, edhe sot do jetë vapë

6 Shikime
Lajme

“WTF” – çfarë ndodhi në Anibar 2025?

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?