katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Jack Kerouac, poezia, muzika dhe liria që ndryshuan Amerikën
    7 hours ago
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    18 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    21 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    21 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    18 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    21 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    2 days ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes
    7 hours ago
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    22 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    2 days ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    7 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    21 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    2 days ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kosova mirëpret Saimir Pirgun, yllin e operës botërore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Kosova mirëpret Saimir Pirgun, yllin e operës botërore

Last updated: 10/12/2024 7:38 AM
174 Shikime
Shpërndaje
Foto: Koha

“Të performosh në një vend të ri për mua është gjithmonë emocionues, por këtu ka një domethënie të veçantë, sepse jam në mesin e njerëzve të mi.” Me këto fjalë të ndjera, tenori me famë botërore, Saimir Pirgu, përshkroi emocionet e tij për debutimin e shumëpritur në skenën kosovare gjatë një konference për media të mbajtur më 9 dhjetor 2024 në Prishtinë.

Pirgu, i cili konsiderohet një nga emrat më të shquar të skenës operistike ndërkombëtare, do të sjellë një gala koncert të veçantë, cilësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit në Kosovë.

“Jemi vende që kemi vuajtur shumë dhe të pretendosh të kesh opera në një shtet të porsaformuar është të kërkosh siç themi ne qiqra në hell. Por është një ide e mirë që ka përpjekje që nga kjo qendër e vogël si Prishtina t’i japin kulturë gjithë Kosovës e Shqipërisë. Kjo është një vlerë që duhet vlerësuar”, ka thënë ai. 

Mundesh me e lexu edhe…

Gjatë konferencës, e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, u prezantuan detajet e koncertit, ku morën pjesë edhe dirigjentja me përvojë ndërkombëtare Elda Laro, sopranoja kosovare Marigona Qerkezi, dhe përfaqësues të Operës së Kosovës, Meriton Ferizi dhe Rreze Kryeziu-Breznica.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pirgu shtoi se ekzistenca e Operës së Kosovës, përkundër sfidave, është një mesazh i fuqishëm për vendin dhe identitetin kulturor të tij. Ai ka bërë të ditur se ideja për ta futur në këtë turne Kosovën vjen nga fakti se emri Opera e Kosovës brenda një turi të tillë është diçka e madhe. 

“Andej nga jashtë nuk e di kush se çfarë bëhet në Kosovë, duhet të jemi realistë. Por fakti që ekziston Opera e Kosovës është një informacion shumë i fortë, sepse opera është niveli më i lartë i kulturës. Fakti që Kosova ka një institucion si Opera është më e rëndësishme se çfarë bën Opera në realitet”, ka thënë ai.

Ai ka sqaruar se në album ka përfshirë edhe arien e operës “Skëndërbeu” të Prenkë Jakovës, pasi i intereson identiteti kombëtar. 

“Gjuha na ka mbajtur gjallë dhe kjo gjuhë duhet mbështetur. Kjo duhet të reflektohet. Ku mund të jap unë një kontribut të vogël? Në punën time”, ka thënë ai. Sipas Pirgut, fakti që në konferencën para koncertit qe veç një ekip mediatik tregon shumë. Ka thënë se në këtë rast ka diçka, pasi mediat mblidhen edhe për gjëra të kota. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne jemi mësuar t’ju japim vlera gjërave që nuk kanë vlerë. Këto ekranet janë vetëm fasadë për të mbuluar diçka që nuk shkon. Unë dëgjohem nesër në sallën që nuk ka akustikë. Do të jem atje me ata njerëz që s’kanë instrumente të mira. Prandaj jam këtu për ato që kemi. Më bukë e me kripë”, ka thënë ai derisa ka komentuar edhe ekranin gjigant prapa me figurën e tij.

Edhe 25 vjet pas luftës, Kosova ende nuk ka një sallë koncertale, ndërsa përpjekjet për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit, të nisura më 2009, u ndërprenë pas shpenzimit të mbi një milion eurove, dhe pavarësisht përpjekjeve të reja nga Ministria e Kulturës, as projekti fillestar ende nuk është përfunduar.

Sopranoja e njohur kosovare me nam botëror Marigona Qerkezi, që do të ndajë skenën me Pirgun, tha: “Jam e lumtur që rikthehem për publikun tim dhe të ndaj këtë skenë me një tenor të kalibrit të Saimir Pirgut, i cili është yni, por i përket botës.”

Koncerti do të drejtohet nga dirigjentja e shquar Elda Laro, e cila vlerësoi këtë bashkëpunim si një ngjarje historike për skenën operistike kosovare: “Është një privilegj të jem pjesë e një koncerti që përfaqëson jo vetëm artin, por edhe shpirtin e Kosovës.”

Meriton Ferizi dhe Rreze Kryeziu-Breznica, përfaqësues të Operës së Kosovës, theksuan rëndësinë e këtij koncerti si një hap të madh për zhvillimin e artit operistik në vend. Kryeziu-Breznica deklaroi: “Jemi të nderuar të mirëpresim një artist si Saimir Pirgu dhe të tregojmë se kultura në Kosovë ka potencial të jashtëzakonshëm.”

Koncerti pritet të sjellë arie të përzgjedhura nga albumi i Pirgut, “Saimir”, duke shënuar një moment historik për artin dhe kulturën kosovare./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Google bën revolucion teknik me kompjuterin kuantik
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Dora” e Lorika Govorit – një model i modës së qëndrueshme në Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
TAGGED:Elda LaroMarigona Qerkeziopera e KosovespeopleSaimir PirgutopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Nëse vezët e ziera janë të preferuarat tuaja, ky artikull është për ju!
Artikulli i ardhshëm Google zbulon çipin me performanca “të frikshme”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes

6 Shikime
People

Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto

16 Shikime
People

Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë

24 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?