Dy notare të talentuara, Erina Idrizaj dhe Hana Beiqi, po përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Notit “Singapore 2025”, nën udhëheqjen e trajneres Vlera Llalloshi, shkruan Katror.info.
Erina Idrizaj ka përfunduar garën në disiplinën 100 metra stil shpine me kohën 1:09.65, duke shënuar një paraqitje dinjitoze në mesin e sportistëve më të mirë të botës. Ndërkaq, Hana Beiqi do të garojë më 30 korrik në disiplinën 50 metra stil shpine.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për notin kosovar në skenën ndërkombëtare, duke reflektuar përkushtimin dhe progresin e vazhdueshëm të sportistëve të rinj.
Federata e Notit të Kosovës u ka uruar sukses vajzave, duke theksuar krenarinë që sjell pjesëmarrja e tyre në këtë ngjarje të nivelit të lartë botëror./Katror.info