Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në konferencën e parë të KQZ-së për sot ka dhënë detajet e para për procesin e votimit.
Elezi ka njoftuar se procesi i votimit në të gjitha qendrat në Kosovë ka filluar me kohë.
“Me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor në të gjitha vendvotimet. Në të gjitha qendrat e vendvotimeve në Kosovë ka filluar procesi i votimit”, ka thënë ai.
Po ashtu ai ka njoftuar se me kohë është shpërndarë edhe materiali zgjedhor.
“Në orët e hershme dhe me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor. Duke u mbështetur në informacionet deri tash, në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, në 903 me gjithsej 2533 vendvotime ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt, siç e dini, KQZ ka caktuar 38 qendra të votimit me kusht, nga një në çdo komunë”, ka thënë ai.
Deri më tani, sipas KQZ-së nuk është raportuar për ndonjë incident./Katror.info