Ngrohja me ‘alternativën’ më të shtrenjtë
Nga njëra anë, nëse është ndezur gjatë gjithë ditës, kaldaja duhet të punojë vazhdimisht në mënyrë që të mbajë temperaturën në nivelin e caktuar, dhe për këtë arsye energjia harxhohet më gjatë në krahasim me ndezjen e ngrohjes vetëm kur kemi nevojë.
Nga ana tjetër, nëse shtëpia ose apartamenti është më i ftohtë, do të duhet më shumë energji për të ngrohur dhomat që nga momenti që ndizni ngrohjen.

Kur çdo gjë mblidhet dhe zbritet, ekspertët thonë se është më mirë të përdorni një kohëmatës, në mënyrë që të ndizni dhe fikni ngrohjen kur të keni më shumë nevojë.
Në këtë mënyrë, ngrohja mund të funksionojë gjatë gjithë kohës, por kaldaja praktikisht duhet të fiket derisa ju nuk jeni aty – nuk do të ndizet kur të arrijë një temperaturë të caktuar – dhe më pas për të aktivizuar dhe rritur temperaturën përpara se të vini në banesë/shtëpi, shkruan Telegrafi.
Në çdo rast, çfarëdo ngrohje që përdorni dhe pavarësisht nëse funksionon gjatë gjithë ditës apo vetëm kur ju nevojitet, më e rëndësishmja është që hapësira të jetë e izoluar mirë, në mënyrë që nxehtësia të mos ju ikë. Si rezultat, ngrohja do të jetë më e lirë.