Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur një ditë më parë se ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
KQZ-ja tashmë do të pres 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
E referuar, ueb-faqes së KQZ-së dhe votave për kandidatët, del se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është politikani më i votuar, duke thyer edhe rekordin e presidentes Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e vitit 2021 ishte më e votuara me 300 mijë e 788 vota, shkruan Telegrafi.
E referuar të dhënave të KQZ-së, Kurti nga votimi me kusht ka marr 4,318 vota, nga votimi i personave me nevoja të veçanta ka marr 621 vota, nga votimi përmes postës 30,508, nga votimi në përfaqësitë diplomatike, Kurti ka marr 10,792./Katror.info