Modelja Irina Shayk tregoi interesim të madh për lojtarin legjendar të NFL, Tom Brady. Megjithatë, duket se ai nuk është i interesuar për të.
Sipas mediave amerikane, ata të dy morën pjesë në dasmën e Madison Headrick dhe Joe Nahmad në Sardenjë javën e kaluar. Në dasmë ishin të ftuar edhe yje të tjerë VIP, mes të cilëve Leonardo Di Caprio, Serena dhe Venus Williams, David Grutman, Simon de Pury e shumë të tjerë, shkruan Katror.info.

“Irina e ndoqi Tomin kudo gjatë gjithë fundjavës dhe e bëri të qartë se e donte atë”, tha një burim për revistën Sports Illustrated. Tom i tha mikut të tij se nuk donte një lidhje me të.

Ai u shkurorëzua nga Gisele Bundchen tetorin e kaluar. Me të, ai ka një djalë, Benjamin Rein dhe një vajzë, Vivian Lake. Ai ka një djalë tjetër, Edward Thomas, me Bridget Moynahan.
Në vitin 2019, Irina u nda me Bradley Cooper, me të cilin ka një vajzë, Lea. Mediat e lidhën atë me Kanye West vitin e kaluar, por lidhja e tyre ishte jetëshkurtër. /Katror.info