Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Tetë skuadra do të luftojnë sot (e mërkurë) për katër vendet e lira në çerekfinale dhe vetëm njëra nga to e ka thuajse të siguruar.
Bëhet fjalë për Arsenalin, i cili e pret PSV Eindhoven në ‘Emirates’ nga ora 21:00 dhe shihet si favorit i qartë pas fitores 7-1 në ndeshjen e parë.
Ndeshja më interesante e mbrëmjes padyshim se është ajo mes dy rivalëve të urryer, Atletico Madridit dhe Real Madridit, e cila pritet të luhet në ‘Metropolitano Stadium’ me fillim nga ora 21:00.
Kjo ndeshje do të jetë e zjarrtë dhe e luftuar për çdo top dhe në çdo sekondë, pasi ndeshja e parë është mbyllur me fitoren 2-1 të Los Blancos./Katror.info